Lajme Zone
PolitikëReport TV

297 milionë lekë për rindërtimin në Lezhë, përfitues 793 familjet e fundit të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019


Me kalimin e fondit në buxhetin vendor, përgjegjësia për përfundimin e procesit i mbetet  Bashkisë Lezhë, ku familjet përfituese pritet të terheqin parate për riparimin e banesave,

Pas 7 vitesh pritje, procesi i rindërtimit pas tërmetit në Lezhë pritet të përmbyllet. Këshilli Bashkiak ka miratuar kalimin në buxhetin vendor të fondit prej 297 milionë e 250 mijë lekësh, të akorduar nga qeveria për riparimin e banesave të fundit të dëmtuara nga tërmeti.Perfitues jane 793 familje me shkallë dëmtimi DS1, DS2 dhe DS3, ku pas hyrjes në fuqi të vendimit, familjet do të mund të tërheqin fondet në bazë të kontratës që do të lidhin me Bashkinë Lezhë. "Ky projekt vendim i hap rrugën dhënies së granteve dhe lidhjes së kontratave. Ne i kemi lajmëruar të gjithë përfituesit sipas listës që të paraqiten pranë Bashkisë Lezhe për lidhjen e kontratave. Procesi fillon me 1 shtator dhe përfn brenda vitit 2026” tha Brikena Vuksani, nënkryetare e Bashkisë Lezhë. LEXO edhe...Zjarri në Ungrej të Lezhë, 10 banesa të djegura, 200 ha të shkrumbuara! Banorët kërkojnë kompensim “Ky proces do të mbyllet shumë dhe Lezha si gjithmonë do të jetë avantgard” tha Pjerin Ndreu, kryetar i Bashkisë Lezhë. Nga ana tjetër, kryetarja e Partisë Demokratike në Lezhë, Donika Ndoj, ngriti dyshime se fondet mund të shpërndahen gjatë vitit 2027, i cili përkon me një vit elektoral. Pretendimeve të saj iu përgjigj kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu. “A do ta marrin pronën apo do kalojmë në 2027? Janë qyetarët që po presin të dinë kur do të fillojë shpërndarja e fondit për banesat e ndërtuara” tha Ndoj. “Ti ke vendimin para për ta miratuar dhe për të dhënë lekët nesër ti më thua mos bëhet për vit elektoral” iu përgjigj Ndreu. Me kalimin e fondit në buxhetin vendor, përgjegjësia për përfundimin e procesit i mbetet Bashkisë Lezhë, ku familjet përfituese pritet të terheqin parate për riparimin e banesave, ndërsa procesi do të vijojë me transparencë dhe në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët. U.D/E.H/ReportTv.al Brikena Vuksani pjerin ndreu Lezhe rindertimi termeti i 26 nentorit Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.8% Të gabuar 21% Nuk e di 4.2% Vota total: 4674 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?