Lajme Zone
EkonomiReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Lajthitë mbeten stok në Fier e Mallakastër, fermerët: Prodhimi është i bollshëm, por çmimi i dobët


Prodhimi vjetor i lajthisë në Fier e Mallakastër shkon në 245 tonë, por problem për fermrët mbetet çmimi i ulët dhe mungesa e një pike grumbullimi. Ata kërkojnë më shumë mbështetje nga shteti.

Në fshatrat e Mallakastrës dhe Fierit, të njohura për kultivimin e lajthisë, prodhimi është i mbarë por fermrët kanë vështirësi të gjejnë treg. Një pjesë e tyre e shesin prodhimin vetëm përmes njohjeve personale. Sakaq, çmimi ka pësuar rënie krahasuar me një vit më parë, nga 500 lekë në 350 lek/kg. LEXO edhe...‘Territorialja’/ Banorët e Divjakës 22 ditë në protestë, kundërshtojnë bashkimin me Lushnjën: Arbjan Mazniku të shpallet non grata! (VIDEO) “Nuk kemi pikë grumbullimi. Prodhimi është i bollshëm, por çmimi është i dobët”, thotë një fermer. Ata kërkojnë ngritjen e një pike grumbullimi e cila do të lehtësonte ndjeshëm shitjen e prodhimit. Një tjetër problem madhor mbetet dhe mungesa e fuqisë punëtore. “Problem mbetet mungesa e fuqisë punëtore, nuk i vjelim dot. Është punë e vështirë”, thotë një tjetër. Sipërfaqet e kultivuara me lajthi janë shtuar ndjeshëm vitet e fundit pasi klima dhe toka e zonës janë të përshtatshme për këtë kulturë. Por mungesa e një tregu të qëndrueshëm i vendos çdo vit kultivuesit përballë vështirësive. Ata kërkojnë më shumë vëmendje dhe mbështetje nga shteti, duke permendur si problem dhe vaditjen. “Kërkojmë ndihmë nga shteti. Të subvencionohet bujku dhe të ngriihet një pikë grumbullimi”, thotë një fermer. Sipas Drejtorisë së Bujqësisë në Fier numërohen rreth 39 mijë e 700 rrënjë lajthi, me një prodhim vjetor prej 125 tonësh. Në Mallakastër janë rreth 68 mijë rrënjë, dhe prodhimi shkon në 120 tonë. Pavarësisht se Mallakastra ka kultivuar më shumë lajthi, rendimenti është më i ulët. Në Fier prodhohen mesatarisht 3.8 kilogramë për rrënjë, ndërsa në Mallakastër rreth 2.3 kilogramë për rrënjë. Xh.K/E.H/ReportTv.al lajthi Fier mallakaster Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.4% Shoqëria 26.8% Social media 15.8% Vota total: 6136 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?