Një aktiviste e protestës nuk hezitoi të fliste për krizën e pagave të gjyqtarëve. Ndër të tjerat, në protestën e 103-të, ajo u shpreh se guximi i gjyqtarëve për të liruar protestuesit shihet si një fitore e rëndësishme. “Gjykatat kanë pushuar së vepruari që nga dita e djeshme. Bëhet fjalë për ato në Tiranë, Vlorë dhe Lushnje. Ne në proceset administrive nuk bëmë dot proceset e radhës, mesa marrim vesh dhe gjykatat civile janë të bllokuara. Ky shtet ka rënë. Është lajm i mirë, pasi këtë e ka arritur vetëm protesta. Për herë të parë, gjykatësi, kur u morën djemtë nga protesta, dhanë vendimin e ndalimit të padrejtë. Bravo për kurajën.”, tha ajo. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: aktivistja
