Lajme Zone
Kuvendi nuk respektoi afatin, KLGJ merr në dorë pagat e gjyqtarëve
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Kuvendi nuk respektoi afatin, KLGJ merr në dorë pagat e gjyqtarëve

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka marrë sot vendimin për pagën e gjyqtarëve, pas ngërçit të krijuar me Kuvendin, pasi ky i fundit nuk respektoi afatin e caktuar nga Kushtetuesja për të rregulluar kuadrin ligjor. Në mbledhjen zhvilluar sot, anëtarët e KLGJ-së rritën pagën referuese të çdo gjyqtari me 65.600 lekë. Rrjedhimisht, duke filluar nga 1 Gushti 2026, sipas vendimit të marrë nga KLGJ-ja me 9 vota

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka marrë sot vendimin për pagën e gjyqtarëve, pas ngërçit të krijuar me Kuvendin, pasi ky i fundit nuk respektoi afatin e caktuar nga Kushtetuesja për të rregulluar kuadrin ligjor. Në mbledhjen zhvilluar sot, anëtarët e KLGJ-së rritën pagën referuese të çdo gjyqtari me 65.600 lekë. Rrjedhimisht, duke filluar nga 1 Gushti 2026, sipas vendimit të marrë nga KLGJ-ja me 9 vota pro e 0 kundër, çdo pagë e gjyqtarëve do të llogaritet mbi pagën referuese 222.425 lekë nga 156.800 lekë që ishte më herët, plus shtesa e nivelit të kualifikimit 14.000 lekë.

Vendimi vjen pas një përplasjeje mes gjyqësorit dhe qeverisë mbi çështjen e pagave.

Në shkurt të këtij viti, Gjykata Kushtetuese rrëzoi ndryshimet ligjore të vitit 2023 që përcaktonin pagën e magjistratit sa 0.36 e pagës së Presidentit të Republikës, me argumentin se ishte antikushtetuese. Kushtetuesja i la afat Kuvendit deri më 31 korrik 2026 për të ndërhyrë e për të rregulluar ndryshimet ligjore.

Por, një para skadimit të afatit dy deputetë socialistë Aulona Bylykbashi dhe Admir Kadeli, dorëzuan në Kuvend një propozim sipas së cilit, ruhej si pikë referimi paga e Presidentit të Republikës, me rritjen e koeficientit nga 0.36 në 0.38.

KLGJ argumentoi se kjo krijonte një situatë absurde pasi mungonte ligji se si do të paguhen gjyqtarët për muajin gusht e në vijim.

Situata e krijuar detyroi KLGJ-në të merrte në dorë pagën e gjyqtarëve, edhe pas ndërhyrjen se Shoqatave të Magjistratëve me argumentin se mosveprimi i Kuvendit nuk mund të pengonte zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Ata kërkuan që pagat të përllogariten duke iu referuar formulës së lidhur me pagën e funksionarit të administratës së lartë publike Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm