Lajme Zone
Kuvendi miraton ligjin për të drejtën e autorit! Gonxhja: Platformat e huaja duhet të kenë përfaqësues ligjor në Shqipëri dhe të marrin autorizim për veprat e mbrojtura
PolitikëReport TV

Kuvendi miraton ligjin për të drejtën e autorit! Gonxhja: Platformat e huaja duhet të kenë përfaqësues ligjor në Shqipëri dhe të marrin autorizim për veprat e mbrojtura

Ligji i ri parashikon më shumë detyrime për platformat online dhe u jep autorëve shqiptarë të drejtën të kërkojnë informacion për të ardhurat që gjenerojnë veprat e tyre, si dhe rishikimin e kontratave.

YouTube, Facebook, TikTok dhe platformat e tjera online do të duhet të marrin autorizim për përdorimin e veprave të mbrojtura nga e drejta e autorit dhe të reagojnë në rastet kur konstatohen shkelje. Kjo është një nga risitë e ligjit për të drejtën e autorit, të miratuar sot në Kuvend, sipas ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja. Një tjetër ndryshim është detyrimi për platformat ndërkombëtare që operojnë në Shqipëri, por nuk kanë seli në vend, që të caktojnë një përfaqësues ligjor. Sipas Gonxhjes, kjo do t'u japë autorëve shqiptarë një adresë konkrete ku mund të kërkojnë zbatimin e të drejtave të tyre. LEXO edhe...Protestat e dhunshme, dëmtohen muzetë, teatrot dhe Xhamia e Et’hem Beut! Gonxhja apel prindërve: Flisni me fëmijët tuaj! Të protestosh nuk do të thotë të vandalizosh Ligji parashikon gjithashtu forcimin e pozitës së autorëve në kontrata. Ata do të kenë të drejtë të informohen se si përdoren veprat e tyre, sa të ardhura gjenerojnë dhe të kërkojnë rishikimin e kontratës në rastet kur e konsiderojnë të padrejtë shpërblimin. Ndryshime do të ketë edhe në tregun e administrimit kolektiv të të drejtave të autorit, ku synohet të krijohet më shumë konkurrencë dhe më shumë mundësi zgjedhjeje për krijuesit. Gonxhja njoftoi edhe riorganizimin e strukturës përgjegjëse për të drejtën e autorit pranë Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit. Sipas tij, do të krijohet një strukturë e posaçme për mbrojtjen e të drejtave të autorit në fushën digjitale, ndërsa stafi do të shtohet me 11 punonjës. Sipas ministrit, ligji synon të mbrojë më mirë krijuesit shqiptarë, të rrisë përgjegjësinë e platformave online dhe të përafrojë legjislacionin shqiptar me standardet europiane. U.D/ReportTv.al Blendi Gonxhja Kuvendi i Shqiperise e drejta e autorit Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.2% Disi 3.1% Vota total: 11123 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?