Lajme Zone
Kuvendi i Kosovës miraton ndryshimet ligjore për Specialen, asnjë deputet kundër
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Kuvendi i Kosovës miraton ndryshimet ligjore për Specialen, asnjë deputet kundër

Projektligji kaloi pas shqyrtimit dhe debatit në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, duke i hapur rrugën vijimit të procedurave parlamentare. Në votim morën pjesë 91 deputetë, të cilët mbështetën unanimisht nismën.

Kuvendi i Kosovës Projektligji kaloi pas shqyrtimit dhe debatit në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, duke i hapur rrugën vijimit të procedurave parlamentare. Në votim morën pjesë 91 deputetë, të cilët mbështetën unanimisht nismën. Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin që parashikon ndryshime dhe plotësime në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Projektligji kaloi pas shqyrtimit dhe debatit në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, duke i hapur rrugën vijimit të procedurave parlamentare. Në votim morën pjesë 91 deputetë, të cilët mbështetën unanimisht nismën.

Projektligji kishte marrë më herët edhe miratimin e Komisionit për Legjislacion, ku kaloi me 9 vota pro dhe asnjë kundër.

Kryeministri Albin Kurti tha se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe se UÇK-ja nuk ishte vetëm përgjigje ndaj suprimimit të autonomisë së Kosovës, por edhe ndaj gjenocidit të Serbisë ndaj Kosovës.

“Për UÇK-në nuk mund të ketë gjyq”, tha Kurti.

Duke folur për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, ai tha se koha për analizimin e tyre ka qenë e shkurtër dhe se LVV-ja i konsideron këto veprime të ngutshme.

“Ka qenë një kohë e shkurtër për të analizuar ligjin, sidomos kur nuk e kemi aktgjykimin e prerë. Këto lëvizje për ndryshimin e ligjit për Specialen janë të ngutshme dhe nuk janë analizuar sa duhet. Veprime të ngutshme janë bërë edhe në vitin 2015. Atëherë nuk na keni dëgjuar, por sot do të duhej të na konsultoni. Zemërimi i qytetarëve është i drejtë. Ankesat për gjykatën duhet t’u drejtohen atyre që e themeluan e jo ndaj atyre që e kundërshtuan. Duhet ligj për Gjykatën në Hagë por edhe president për Kosovën. S’mund të bëhet njëra pa tjetrën. Na duhet një strategji serioze, por për ta zbatuar atë strategji na duhen institucione funksionale. Një ligj për Hagën pa stabilitet institucional, rrezikon të përfjë në dështim”, tha ai

Paralelisht me zhvillimet brenda sallës së Kuvendit, jashtë godinës po vijon protesta e veteranëve të UÇK-së dhe mbështetësve të ndryshimeve ligjore. Ligji për Specialen ndez protestën para Kuvendit, protestuesit hedhin mjete piroteknike 5 Tetor, 11:06 Protesta është shoqëruar me tensione gjatë zhvillimit të seancës. Protestuesit kanë hedhur edhe mjete piroteknike në drejtim të godinës së Kuvendit.

Çfarë janë Dhomat e Specializuara?

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, të njohura gjerësisht si Gjykata Speciale, u themeluan në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës dhe janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por funksionojnë në Hagë me personel ndërkombëtar. Ato kanë mandat të hetojnë dhe gjykojnë pretendimet për krime të kryera nga pjesëtarë të UÇK-së në periudhën nga janari 1998 deri në dhjetor 2000.kuvendi i kosovës Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kosova Ligji për Specialen, Kurti: Nuk jemi të bindur në këtë projektligj, nuk duhet të ngutemi 5 Tetor 2026, 11:1011:10Kosova Ligji për Specialen ndez protestën para Kuvendit, protestuesit hedhin mjete piroteknike 5 Tetor 2026, 11:0111:01Kosova Parlamenti në seancë për ligjin e dhomave të Specializuara, deputeti i PDK: Mos kompromentoni historinë e Kosovës 5 Tetor 2026, 10:4410:44Kosova Kuvendi i Kosovës në seancë të jashtzakonshme, protestuesit rrethojnë godinën: Asnjë deputet të mos dalë pa miratuar ligjin për Dhomat e Specializuara 5 Tetor 2026, 10:1210:12Kosova Ligji për Specialen, sot seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës 5 Tetor 2026, 07:2807:28Kosova “Optimist se ligji për Specialen do të votohet”, Hamza: PDK-ja e hapur për çështjen e presidentit 4 Tetor 2026, 18:4818:48Kosova