Lajme Zone
Kuvendi 14 detyra Bankës së Shqipërisë: Monitorim për kursin e këmbimit, mbikëqyrje bankave për kreditë në prona! Braçe: Forconi kontrollin për pastrimin e parave
EkonomiReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Kuvendi 14 detyra Bankës së Shqipërisë: Monitorim për kursin e këmbimit, mbikëqyrje bankave për kreditë në prona! Braçe: Forconi kontrollin për pastrimin e parave

Monedha evropiane e nis javën me thellim të rënies, duke vijuar zhvlerësimin përballë lekut, dhe duke zbritur në këmbim deri në 93.6 lekë. Kursi i këmbimit është edhe një nga detyrat kryesore që Kuvendi i ka lënë Bankës së Shqipërisë për tu monitoruar përgjatë pjesës së mbetur të këtij viti, ndërsa deputetët kërkojnë edhe më shumë kontroll ndaj pastrimit të parave.

Katërmbëdhjetë ‘detyra’ i ka caktuar Kuvendi Bankës së Shqipërisë të cilat duhet t’i përmbushë brenda 5 muajsh e gjysmë të mbetura të këtij viti. Nga përshtatja e legjislacionit me BE, forcimi i mbrojtjes nga sulmet kibernetike, financat e gjelbra, avancimi me ‘Open Banking’, më shumë mbikëqyrje bankave tërësisht digjitale, e deri tek kursi i këmbimit që ishte edhe pika më e debatueshme gjatë hartimit të kësaj projektrezolute. LEXO edhe...PD bojkotoi Kuvendin, Salianji akuza Berishës: Po i shërben Ramës, sot duhej të ishin zëri i protestuesve “Kërkojmë një qasje të kujdesshme ndaj ecurisë së kursit të këmbimit, respektim të tregut të lirë dhe ndërhyrje vetëm në rast nevoje”, tha Ermal Elezi. Por më shumë kontroll sipas deputetit të PS, Erion Braçe dhe atij të Partisë Mundësia Erald Kapri, duhet të ketë edhe ndaj pastrimit të parave, si faktor që ndikon në zhvlerësimin e valutës. “Të forcojë luftën dhe rregullat kundër pastrimit të parave në treg. Ngjarjet e fundit sjellin në fokus që flukse parash të pista kanë hyrë në treg përmes zyrave të këmbimit valutor dhe është detyrë e Bankës të forcojë kontrollin nga zyrave të këmbimit valutor. Të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe me sistemin bankar duke forcuar mbikëqyrjen kundrejt institucioneve financiare”, tha Braçe. “Në tre vite euro është zhvlerësuar të paktën 20%, duke u bërë një taksë shtesë për çdo biznes që sjellë të ardhura shtesë në ekonomi. SPAK ka zbuluar 500 milionë euro të pastruara në ndërtim. Keni futur një model si në 96’, atëherë me para fajdesh, sot me para droge”, tha Kapri. Gjithashtu bankës i rekomandohet të monitorojë zbatimin e Programit të Financimit për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme, përfshirë skemën e garancisë sovrane, që të rritet kreditimi për sektorët të nënfinancuar. “Baza e gjerë ekonomike duhet të jetë fokusi jo vetëm i qeverisë, por edhe i Bankës, sa i takon politikës së kreditimit, që të vendosim një fokus të posaçëm tek disa sektorë të ekonomisë si bujqësia dhe industria”, tha Braçe. Edhe pse kërkohet rritje e kreditimit për ekonominë, Kuvendi i rekomandon bankës qendrore të forcojë mbikëqyrjen ndaj bankave që kanë ekspozim të lartë ndaj huamarrësve të mëdhenj dhe ndaj sektorit të pasurive të paluajtshme. SI.E./ReportTv.al kredi banka e Shqiperise kuvend kuvend 13 korrik 2026 Erion Braçe pastrim parash ermal elezi erald kapri Komento Komente Sondazhi i ditës: Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës? Po! 78.2% Jo! 18.8% Disi! 3% Vota total: 4117 Sondazhi i ditës: Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës?