Lajme Zone
“Kush ta vuri dhe kush ta hoqi non gratën?”/ Paloma surprizon Berishën me “Rrotën e Fiksit” para nisjes për SHBA
PolitikëTop Channel

“Kush ta vuri dhe kush ta hoqi non gratën?”/ Paloma surprizon Berishën me “Rrotën e Fiksit” para nisjes për SHBA

Emisioni “Fiks Fare”, i dhuroi kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, simbolin e tij, “Rrotën e Fiksit”, teksa ai po nisej drejt SHBA.

Emisioni “Fiks Fare”, i dhuroi kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, simbolin e tij, “Rrotën e Fiksit”, teksa ai po nisej drejt SHBA. Teka po i dhurohej simboli i emisionit, nuk mungoi edhe pyetja për çështjen që për vite me radhë shoqëroi debatin politik rreth tij: ndalimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kush ta vuri dhe kush ta hoqi ‘non gratën’?”, ishte pyetja që gazetarja e “Fiks Fare” Paloma i drejtoi Berishës.

Kreu i PD-së iu përgjigj se, sipas tij, pas vendimit të marrë ndaj tij qëndronin kryeministri Edi Rama dhe George Soros, ndërsa heqjen e pengesës për të udhëtuar drejt SHBA-së ia atribuoi administratës së Presidentit Donald Trump.

“Shqiptarët e dinë. Edi Rama dhe George Soros e vunë, e hoqi administrata e Presidentit Trump”, tha Berisha për Fiks fare.

Berisha udhëtoi në Shtetet e Bashkuara në fillim të shtatorit 2026, pesë vite pasi Departamenti amerikan i Shtetit kishte vendosur kufizimin ndaj tij. Top Channel