Lajme Zone
Kurti kërkon marrëveshje me opozitën për nënkryetarët, analistët dyshojnë për qëllimet
PolitikëTelegrafi
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Kurti kërkon marrëveshje me opozitën për nënkryetarët, analistët dyshojnë për qëllimet

Kuvendi të mërkurën u bë me kryetare të re, por mbeti pa nënkryetar. Si rrjedhojë, kreu i VV-së, Albin Kurti, kërkoi dakordim me liderët opozitarë për këtë çështje. Një ditë para seancës, asnjë indikacion nuk u dha se ka ndonjë pajtim e as që ka pasur përpjekje nga kryeparlamentarja Albulena Haxhiu për takime.

Kuvendi të mërkurën u bë me kryetare të re, por mbeti pa nënkryetar. Si rrjedhojë, kreu i VV-së, Albin Kurti, kërkoi dakordim me liderët opozitarë për këtë çështje. Një ditë para seancës, asnjë indikacion nuk u dha se ka ndonjë pajtim e as që ka pasur përpjekje nga kryeparlamentarja Albulena Haxhiu për takime.Kuvendi u bë më kryetare të re, por edhe me të mbeti sërish gjysmak dhe pa u konstituuar. Shkak u bënë pozitat e nënkryetarëve, që u takojnë partive më të mëdha shqiptare dhe dy nënkryetarë nga komunitetet.Kësisoj, kreu i VV-së, Albin Kurti, kërkoi të ketë dakordim mes liderëve edhe për këtë çështje, e cila tashmë është refuzuar veçse nga kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, teksa LDK të enjten qëndroi e heshtur.Duke qenë në këtë situatë, njohësit politikë, konsiderojnë se kjo ishte vetëm gjetje e re e Vetëvendosjes për zvarritje të proceseve.“Është tallje që Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje po ua bënë qytetarëve të Kosovës dhe natyrisht një tallje edhe më emadhe me liderët opozitarë, sepse fillimisht nuk deshi ta votonte për nënkryetar kandidatin nga lista serbe për një gjë krejt banale, që ai e quajti populli serb, ndërkohë që kështu e kishte quajtur edhe Glauk Konjufca edhe shumë zyrtarë të tjerë”, ka thënë njohësi i cështjeve politike, Jeton Kelmendi.Nga shoqëria civile konsiderojnë se problematikat procedurale që po u jep rëndësi Vetëvendosje, mund të kaloheshin lehtësisht.“Kanë mund të tejkalohen lehtësisht, por të njëjtat u përdorën edhe një herë si mjet politik në kuadër të qëllimit, që fatkeqsisht duket të jetë moskonstituimi i Kuvendit, të paktën jo për sa kohë që të ketë ose edhe marrëveshje për ceshtjen e presidentit, apo data e zgjedhjeve të jetë në një eriudhë që supozohet të jetë më e favorhsme për një subjekt politik, në këtë rast për Lëvizjen Vetëvendosje”, ka thënë Eugen Cakolli, nga KDI. Cakolli konsideron se situata në mënyrë urgjente duhet të marrë përgjigje nga Gjykata Kushtetuese.“Në mënyrë që e njëjta të jap një epilog për tërë situatën, e mbase bazuar në jurisprudencën e herës së kaluar të përcaktojë ndonjë afat shtesë, pas të cilit do të vlente ndonjë pasojë juridike, qoftë shpërndarje e kuvendit, apo shkuarje në zgjedhje të reja”, ka shtuar Cakolli.Televizioni Dukagjini ka dërguar pyetje në adresë të Kuvendit të Kosovës, për të kuptuar nëse kryetarja e re, Albulena Haxhiu, ka tentuar të takojë partitë, me qëllim zgjidhjen e kësaj çështje para seancës së radhës, por të enjten deri pasdite nuk ka pranuar përgjigje.Vazhdimi i seancës konstituive u thirr për të premten e 11 shtatorit. /Tv Dukagjini/