Lajme Zone
Kurti bllokon Kosovën/ Nura: Kriza politike rrezikon fondet e BE, kosto e madhe!
PolitikëABC News Albania

Kurti bllokon Kosovën/ Nura: Kriza politike rrezikon fondet e BE, kosto e madhe!

Analisti Artur Nura u shpreh se kriza politike po i bllokon fondet e BE Kosovës.

Analisti Artur Nura u shpreh se kriza politike po i bllokon fondet e BE Kosovës.

Në një intervistë në “News Line” në ABC News, analisti u shpreh se kjo po i kushton një dëm të konsiderueshëm financiar vendit.

Ndërsa u ndal te ngërçi politik dhe moskonstituimi i Kuvendit, ai shtoi se Prishtina rrezikon të shkojë sërish në zgjedhje me qasjen që ka treguar Albin Kurti. “Situatën e shoh shumë dramatike. Dëshira për të ruajtur të gjitha pushtetet e zotit Kurti po sjell zgjedhje të njëpasnjëshme. Dhe këto janë kosto për shqiptarët e Kosovës. Nuk janë në gjendje ta bëjnë shtetin funksional. Kjo është një përgjegjësi e jashtëzakonshme. Zoti Kurti mund të marrë vota, por nëse nuk merr notën kaluese në Bruksel apo Washtington nuk je në gjendje të ndërtosh institucionet. Pra duke injoruar shtetin e së drejtës po demonstron se nuk je në gjendje të ndërtosh një shtet funksional e demokratik. Fatmir Sejdiu është diskutuar mes palëve, si një figurë për presidentit. Megjithatë nuk dihet ende, por besoj se do të ketë një zgjidhje”, u shpreh Nura.

/abcnews.al/ Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! -Politikë*KryesoreAktualitet albin kurtiArtur Nurakosove