Lajme Zone
Kur të gjithë gënjejnë njëri-tjetrin!
PolitikëCNA

Kur të gjithë gënjejnë njëri-tjetrin!

Kjo historia e prodhimit ne Elbasan te makinave ushtarake,...

Kjo historia e prodhimit ne Elbasan te makinave ushtarake, makinave te blinduara, autoambulancave, zjarrfikeseve dhe se shpejti nuk dihet se cfare tjeter, eshte gjeagjeza me e madhe publike ne Shqiperi.

Shikojeni kete video! (Video e publikuar nga Mentor Kikia)

Eshte linja e prodhimit te automjeteve ne BMW. Cdo marke e madhe ka reklamuar teknologjine dhe linjat e prodhimit.

Nese kerkon ne rrjet per “prodhimin e makinave ne Shqiperi”, te del vetem kryeministri yne dhe nje zonje qe flet studio me studio e tregon se si prodhojne makina, autoambulanca, zjarrfikese e mjete te tjera per NATO-n.

Por pa treguar imazhe se ku prodhohen! Ne nje interviste, zonja thoshte: Shoten, makina e famshme qe u reklamua fort nga cdo kanal politik e mediatik, e prodhuam per tre muaj.

Si mundet nje fabrike te prodhoje vetem nje makine per tre muaj? Fabrika qe eshte fabrike prodhon ne seri. Ka linje prodhimi.

-Cfare prodhoni ju? - ishte nje pyetje.

-Marrim nga jashte vetem shasine, te tjerat i prodhojme vete.

Pastaj shtoi si me gjysem zeri se, marrim edhe motorrin, edhe timonin, edhe gomat.

Une po pyes: Po disqet? Po pjeset xhenerike? Po xhamat? Po pasqyrat? Po paketat elektronike? Po sistemin elektrik? Po baterite? Po tapicerine? Ku jane linjat e prodhimit te ketyre pjeseve?

Cudia behet edhe me e madhe kur degjon se ne hangarin e ish metalurgjikut ne Elbasan prodhohen edhe autoambulanca, edhe zjarrfikese. Madje vete kryeministri paralajmeron “prisni cdo te shikoni se shpejti”.

Ndoshta tanke?

Por as kompanite me te medha te automjeteve ne bote nuk prodhojne edhe autovetura, edhe makina te blinduara ushtarake, edhe zjarrfikese, edhe kamione, edhe autoambulanca. Jane te profilizuara.

Zjarrfikeset e kamionet jane me se shumti “IVECO”, ose “MAN”, p.sh.

Nje zjarrfikese eshte nje fabrike me vehte. Me cfare kapacitetesh teknike e prodhokemi ne ne Elbasan?

Deri tani askush nuk ka ofruar nje imazh te linjave te prodhimit te makinave ushtarake, zjarrfikeseve, autoambulancave etj!

Nese ne ish metalurgjik do ishte hapur nje fabrike qe prodhon nje larmi kaq te madhe makinash, perfshire edhe zjarrfikese, do ishte lajm nderkombetar ekonomik.

Edhe vete kryemistri flet nate e dite per “prodhim shqiptar te automjeteve”!

“Kjo vajza - i pelqen atij te thote - ben keto gjerat e medha. Ajo shkoi ne emigracion, pa, mesoi dhe erdhi hapi fabriken ne Elbasan”.

Ou?

Pse cfare eshte industria e prodhimit te automjeteve dhe zjarrfikeseve, pasticeri qe e “vjedh” zanatin duke pare pasticierin profesionist per disa muaj?

Ndoshta, aty mund te behet montimi. Por perse bertasim per prodhim shqiptar? Aq me shume kur mjetet mbajne qarte logo markash te huaja.

Do isha shume, po shume i kenaqur dhe i lumtur qe ne te kishim industri automjetesh. Por nuk e kemi.

Nuk kemi asnje lloj industrie mekanike. E vetmja gje qe prodhojme prej hekuri, eshte hekur per ndertim. Ajo qe nuk kuptohet eshte se pas kesaj fshiihet thjeshte “megalomania”, apo nen “Madi in Albania” mund te fshihet ndonje hile tjeter. PD hedh dyshime per manovra financiare me blerjen e automjeteve te ashtuquajtura “Made in Albania”./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.