Lajme Zone
Kur “të fortët” bëjnë ligjin!
PolitikëPamfleti

Kur “të fortët” bëjnë ligjin!

Para pak kohësh, më duket, qarkulloi edhe një vd për një shef krimesh që ngacmonte vajzat shofere që kishte ndaluar në një postbllok dhe organet eprore heshtën.

Myslym Murrizi Mbi 10% e policisë punon roje tek bizneset e të “fortëve”, edhe pse pagën e marrin si punonjës policie e madje nuk janë të “dy punësuar”, por bëjnë edhe plot punë të pista për llogari të bizneseve që kanë si padrino të fortët. Kur i përdor të “fortët” për vota dhe emëron në polici pastaj individë që ju kanë kërkuar mbështetje kontingjenteve gjatë fushatës për të blerë vota për Rilindjen, jo vetëm që të “fortët” nuk pjerdhin më për oficerë të tillë policie, por t’i rrahin si gomarët e Peqinit dhe shumë shpejt edhe mund të t’i q.....ellojnë me kastraveca surratit e në vend të ligjit.

Para pak kohësh, më duket, qarkulloi edhe një vd për një shef krimesh që ngacmonte vajzat shofere që kishte ndaluar në një postbllok dhe organet eprore heshtën.

Populli thotë që kur të mbushet kupa do biesh me ndonjë hundëlesh dhe ja që del hundëleshi i një diskoje që ta çon për lesh autoritetin e policisë që emrin e ka Policia e Shtetit, por në fakt janë thjesht policia e pushtetit që ka ardhur nga bashkëpunimi me krimin dhe të “fortët” lokalë.

Ke plot shefa krimesh e komisariatesh që janë emëruar në poste nga krimi dhe të “fortët” dhe gjatë gjithë kohës pastaj janë thjesht “ushtarë” të tyre, duke ju shërbyer si zagarë vetëm interesave dhe bizneseve të tyre.

Mbi 10% e policisë punon roje tek bizneset e të “fortëve”, edhe pse pagën e marrin si punonjës policie e madje nuk janë të “dy punësuar”, por bëjnë edhe plot punë të pista për llogari të bizneseve që kanë si padrino të fortët.

Nga 8300 punonjës policie që ka pasur Shqipëria në vitin 2013, sot janë rreth 14000 punonjës policie që, po të bësh një llogari të thjeshtë sipas censusit që ne jemi këtu rreth 2.5 milionë shqiptarë, i bie një polic për 178 banorë ose një polic për çdo 45 familje dhe krimi ka ardhur duke u shtuar se shefat që drejtojnë policinë i përdorin policët për gjoba e për të numëruar makinat e dheut të ndërtuesve kur hapin gropat e pallateve që t’i “vjelin” tamam “taksat” dhe për të ruajtur diskot e të “fortëve”.myslym murrizi Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Forum Sky ECC, “Aruba” dhe SPAK: 7 pikëpyetjet mbi përgjimet, juridiksionin dhe provat 16 Gusht 2026, 09:1309:13Forum “Ministrja skllave” dhe loja me 500 milionë eurot e shëndetësisë! 15 Gusht 2026, 20:4520:45Forum Koha për një alternativë tjetër politike! 15 Gusht 2026, 18:2518:25Forum Një ‘qendër’ për Shqipërinë 15 Gusht 2026, 16:3816:38Forum Zjarret djegin Shqipërinë, flakët përvëlojnë edhe propagandën e qeverisë 15 Gusht 2026, 12:2112:21Forum Një hartë probabilitare e rrezikut për zjarre 15 Gusht 2026, 11:3011:30Forum