Dy zjarret që përfshinë zona pyjore në Tiranë dy ditët e fundit, në Lundër dhe në Shkozë, kanë qenë të qëllimshme, dhe të ndezura nga e njëjta dorë. Sipas policisë, pas tyre qëndron një 70 vjeçar, Sami Alliu, i cili dyshohet të jetë piroman. “Kudo që syri më kap shkurre, më vjen t’i djeg”, mësohet të ketë qenë shpjegimi i tij para forcave të policies të cilat e prangosën. Por në fakt duket se ai kërkon qëllimisht hapësira për të vënë flakën. Alliu mësohet të jetë banues në Komunën e Parisit, ndërsa dy zjarrvëniet kanë ndodhur në pjesën tjetër të qytetit. Ai u kap në zonën e Lundrës, ku sapo kishte ndezur zjarrin e dytë, 24 orë pasi më datë 8 gusht, I kishte vënë flakën disa shkurreve pranë një kabine elektrike në Shkozë. Policia arriti ta ndalojë falë sinjalizimit të disa banorëve. LEXO EDHE:Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, gjendet në një liqen në Zall Herr motori pa targa që përdorën dy autorët (FOTO) Pamjet e një dite më parë, kanë tradhëtuar 70 vjeçarin, i cili ka patur të njejtën veshje. Të dyja zjarret e ndezura prej Alliut shkaktuan pasoja duke u përhapur në masive pyjore dhe duke angazhuar me dhjetëra forca zjarrfikëse për t’i shuar ato, ndërsa dëmet ishin të mëdha në sipërfaqet e tokave përreth. Njoftimi i policisë: Tiranë/Vijojnë intensivisht hetimet dhe veprimet operacionale, për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të zjarrvënieve. Vihet në pranga autori i dyshuar i 2 zjarrvënieve, gjatë 2 ditëve të fundit, në Lundër dhe në Shkozë. Si pasojë e zjarreve në afërsi të magazinave të Bashkisë dhe të një kabine elektrike, pati dëme të shumta në sipërfaqet e tokave përreth. Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas njoftimeve për zjarrvënie, krahas asistencës së ofruar shërbimeve zjarrfikëse, për shuarjen e flakëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 identifikuan dhe arrestuan brenda 48 orëve nga ndezja e 2 zjarreve, autorin e dyshuar të tyre, shtetasin S. A., 70 vjeç. Ky shtetas dyshohet se më datë 09.08.2026, në fshatin Lundër, ka ndezur zjarr në afërsi të magazinave të Bashkisë Tiranë, ndërsa më datë 08.08.2026, dyshohet se ka ndezur zjarr te disa shkurre në afërsi të një kabine elektrike, në fshatin Shkozë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Policia e Shtetit apelon sërish, për të gjithë qytetarët, që në asnjë rrethanë të mos ndezin zjarr, pasi do të përballen me ligjin. Gjithashtu, fton qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin 112, duke u garantuar anonimat dhe reagim të menjëhershëm. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. P.J/U.D/Shqiptarja.com TAG: Tirane shkoze lunder zjarrvenie sami aliu Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 1.5 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Mara emigrante ne Itali: 10/08/2026 12:55 Kalbeni brenda funderinen po shtepis se tij pse nuk ja ve zjarin ? Funderinat e kombit duhet te pergjigjen perpara ligjit . Përgjigju Sondazhi i ditës:
9 Gusht, 17:40
A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 46.4% Jo 45.7% I/e dyzuar 7.9% Vota total: 1074 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Gusht, 17:40 A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?
