Lajme Zone
'Kur arrita te ajo skenë, u përlota', Christopher Nolan tregon çfarë e nxiti të bëjë filmin Odisea
KulturëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

'Kur arrita te ajo skenë, u përlota', Christopher Nolan tregon çfarë e nxiti të bëjë filmin Odisea

Regjisori pranon se lidhja me qenin e tij e bëri ta përjetonte ndryshe një nga skenat më prekëse të eposit të Homerit.

Christopher Nolan ka zbuluar se vendimi për të sjellë në ekran filmin Odisea nuk erdhi vetëm nga dëshira për të ekranizuar veprën e Homerit. Regjisori thotë se gjithçka mori një kuptim krejt tjetër pasi në jetën e tij hyri Charlie, qeni i familjes. Në një intervistë për BBC Radio 1, Nolan tregoi se skena ku Odiseu ribashkohet me qenin e tij besnik, Argosin, ishte momenti që e preku më shumë gjatë leximit të eposit. Argosi e pret për vite të tëra kthimin e të zotit dhe, sapo e sheh sërish, ngordh në paqe. LEXO edhe...Isopolifonia si një puhizë ere në filmin Odisea të Nolan, bashkon qytetërime “Unë nuk jam rritur me qen. Kur fëmijët e mi ishin të vegjël, na luteshin vazhdimisht të merrnim një, por nuk e bëmë kurrë. Vetëm pasi ata shkuan në universitet morëm Charlie-n, dhe ende janë pak të mërzitur për këtë. Por po, një qen ta ndryshon jetën”, tha regjisori. Nolan pranoi se pikërisht skena me Argosin e bindi se duhej ta realizonte filmin. “Kur arrita te ajo pjesë, u përlota. Sinqerisht, ishte një nga arsyet kryesore pse vendosa ta bëja këtë film”, u shpreh ai. Kur gazetari i BBC-së i kujtoi se edhe Matt Damon, që luan rolin e Odiseut, ka një qen me emrin Charlie, Nolan buzëqeshi dhe tha: “Ishte e shkruar.” U.D/ReportTv.al Christopher Nolan The Odyssey Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.6% Jo 29.2% Nuk e di 7.2% Vota total: 3250 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?