Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Baqer Galibaf, ka paralajmëruar se Irani do t’u përgjigjet më fuqishëm çdo sulmi të mëtejshëm ndaj interesave dhe sigurisë së tij, duke thënë se epoka e “përgjigjeve proporcionale” ka marrë fund. Duke folur gjatë një seance të hapur parlamentare më 6 shtator, Galibaf tha: “Çdo agresion ndaj interesave dhe sigurisë së Iranit do të marrë një përgjigje më të shpejtë, më të fuqishme dhe më të dhimbshme”. LEXO edhe...Ushtria izraelite konfirmon bombardimin e spitalit në Libanin Jugor, përdorej si qendër komande e Hezbollahut Qalibaf foli një ditë pasi ushtria amerikane tha se kishte goditur dhe shkatërruar tri cisterna iraniane të naftës pranë ishujve Harg dhe Jask, si dhe në Gjirin e Omanit. Komanda Qendrore e ushtrisë së SHBA-së (CENTCOM) tha se sulmet erdhën si përgjigje ndaj sulmeve me raketa balistike të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ndaj dy anijeve luftarake amerikane, sulme nga të cilat nuk pati viktima amerikane. Komandanti i CENTCOM-it, Brad Cooper, paralajmëroi se sulmet e vazhdueshme iraniane ndaj anijeve amerikane do të përballen me kosto më të mëdha ekonomike dhe shkatërrimin e cisternave iraniane të naftës. Ministria e Jashtme e Iranit i dënoi sulmet amerikane si “të paligjshme dhe agresive”, ndërsa një zëdhënës i Shtabit Qendror Khatam al-Anbiya – komanda qendrore ushtarake e Iranit – paralajmëroi se sulmet ndaj ushtrisë amerikane mund të intensifikohen dhe zgjerohen nëse vazhdon bllokada detare. Më herët gjatë 6 shtatorit, IRGC-ja pretendoi se sulmoi një dron detar amerikane që po përpiqej të hynte në Ngushticën e Hormuzit. Ngushtica e Hormuzit është rrugë kyç për dërgesat detare pasi para se të niste lufta në fund të shkurtit, nëpër këtë rrugë ujore kalonte rreth një e pesta e dërgesave botërore të naftës dhe gazit./ REL R.Xh/ReportTv.al iran lufta në Iran SHBA Mohammad Baqer Galibaf Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.8% Të gabuar 21% Nuk e di 4.3% Vota total: 4791 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?
