Një skandal korrupsioni ka përfshirë Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, ku është arrestuar shoferi i një zyrtari të lartë, i dyshuar se i kishte kërkuar 1.500 euro një qytetari me premtimin se do t'i siguronte një vend pune. Sipas Prokurorisë, i dyshuari pretendonte se kishte ndikim te zyrtarë të Qytetit të Shkupit dhe se mund të ndërhynte për punësimin e qytetarit në konkursin për pranimin e zjarrfikësve. LEXO edhe...Skandal në Botërorin e Peshkimit në Maqedoninë e Veriut, flamuri i Kosovës shfaqet me shtatë yje Rasti u zbulua pasi qytetari e denoncoi në polici. Pas hetimeve, autoritetet organizuan dorëzimin e kontrolluar të parave dhe më 4 shtator e kapën të dyshuarin në flagrancë duke marrë 500 euro, pjesë e shumës prej 1.500 eurosh që dyshohet se kishte kërkuar. Prokuroria ka nisur hetimet për veprën penale "Pranimi i shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm", ndërsa gjykata i ka caktuar 30 ditë paraburgim. Sipas autoriteteve maqedonase, i arrestuari ishte i punësuar në Shërbimin për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta pranë Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe shërbente si shofer i një funksionari të lartë qeveritar. U.D/ReportTv.al korrupsion shkup Maqedoni e Veriut Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.8% Të gabuar 20.9% Nuk e di 4.3% Vota total: 4857 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?

