Mbi 150 mijë pasagjerë kanë mbetur të bllokuar në Indonezi pasi shpërthimi i vullkanit Anak Krakatau detyroi autoritetet të mbyllin përkohësisht tetë aeroporte për shkak të përhapjes së hirit vullkanik. Aeroporti Ndërkombëtar Soekarno-Hatta në Xhakartë ishte i pari që ndërpreu operacionet të dielën në mëngjes, pasi hiri u zbulua në hapësirën ajrore. Më pas, pezullimi u shtri edhe në aeroporte të tjera, pasi analizat treguan se reja e hirit po lëvizte drejt Javës Perëndimore. LEXO edhe...VIDEOLAJM/ Shpërthen vullkani në Sumatra, reja e hirit arrin deri në 3,500 metra lartësi Ministri i Transportit, Dudy Purwagandhi, tha se deri tani janë prekur 712 fluturime dhe u kërkoi kompanive ajrore të shqyrtojnë devijimin e disa linjave drejt aeroporteve të tjera. Ai u bëri gjithashtu thirrje operatorëve të përshpejtojnë rimbursimin e biletave për pasagjerët e prekur dhe t'i informojnë në kohë udhëtarët për të shmangur grumbullimet në aeroporte. Ndikimi më i madh është regjistruar në fluturimet drejt dhe nga Singapori, ndërsa janë prekur edhe linjat ndërkombëtare me destinacion Doha, Sidnej dhe Kuala Lumpur. Sipas autoriteteve, Anak Krakatau nisi aktivitetin intensiv të premten në mbrëmje, me shpërthime të njëpasnjëshme, rrjedhje llave, aktivitet sizmik të vazhdueshëm dhe zhurma të forta. Dy shpërthime të tjera u regjistruan edhe në orët e para të së dielës. Agjencia Meteorologjike e Indonezisë bëri të ditur se hiri vullkanik arriti deri në 6 mijë metra lartësi mbi ishullin Java në lindje të vullkanit dhe deri në 15 mijë metra në anën e Sumatrës. Autoritetet kanë konfirmuar se nuk ka rrezik për cunami si pasojë e aktivitetit të fundit të vullkanit, i cili ndodhet në Ngushticën Sunda, mes ishujve Java dhe Sumatra. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje banorëve të zonave të prekura të qëndrojnë brenda dhe të përdorin maska për t'u mbrojtur nga hiri vullkanik, i cili mund të shkaktojë probleme me frymëmarrjen dhe irritim të syve e lëkurës. Sipas mediave lokale, disa shkolla kanë pezulluar aktivitetet pasi nxënësit dhe banorët raportuan irritim të syve nga hiri, ndërsa edhe peshkatarët kanë ndalur daljet në det. Një banor i zonës tha se hiri është aq i dendur sa duhet të pastrojë oborrin e shtëpisë çdo pesë minuta. Anak Krakatau, që në shqip do të thotë “Fëmija i Krakatoas”, është një nga vullkanet më aktivë të Indonezisë. Në vitin 2018, shembja e një pjese të tij shkaktoi një cunami që vrau më shumë se 400 persona dhe plagosi e zhvendosi mijëra të tjerë në brigjet e Sumatrës dhe Javës. U.D/ReportTv.al fluturime Indonezi vullkan Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.8% Të gabuar 20.9% Nuk e di 4.3% Vota total: 4857 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?

