Programi kombëtar i Kontrollit Mjekësor Bazë (Check-Up) zgjerohet duke nisur nga muaji shtator, duke u dhënë mundësi të gjithë qytetarëve mbi 35 vjeç ta kryejnë këtë shërbim falas, pa kufizim moshor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale bëri të ditur se zgjerimi i programit synon të rrisë aksesin në kontrollet periodike dhe të forcojë parandalimin, përmes identifikimit sa më të hershëm të faktorëve të rrezikut dhe problemeve shëndetësore. LEXO edhe...Nga spitalet e Europës dhe Amerikës në Shqipëri, tre mjekë nga diaspora i bashkohen sistemit shëndetësor shqiptar Për të përfituar nga ky shërbim, qytetarët duhet të kontaktojnë Qendrën Shëndetësore ku janë të regjistruar për të marrë informacion mbi procedurat që duhet të ndjekin. Programi i Kontrollit Mjekësor Bazë është një nga shërbimet falas të sistemit publik shëndetësor dhe ka në fokus kujdesin parandalues, si edhe ndjekjen e rregullt të gjendjes shëndetësore. U.D/ReportTv.al check up ministria e shendetesise Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.8% Të gabuar 20.9% Nuk e di 4.3% Vota total: 4857 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?

