Rama gjatë pushimeve Një turist portugez u vra me thikë në Ksamil, një efektiv policie përfi në pranga dhe pronari i lokalit ku nisi konflikti u shpall në kërkim. Por nga kryeministri Edi Rama nuk ka ardhur ende asnjë reagim publik për ngjarjen që ka bërë jehonë edhe në Portugali. Në vend të saj, kreu i qeverisë zgjedh të promovojë anën tjetër të rivierës: CamelPhat vjen në Dhërmi. Në Ksamil u vra një turist. Në Dhërmi vjen një DJ. E mes këtyre dy lajmeve, Edi Rama ka zgjedhur se cilin të komentojë.
Kryeministri ka ndarë lajmin se një prej emrave të njohur të muzikës elektronike ndërkombëtare, CamelPhat, do të performojë më 21 gusht në Dhërmi.
Duoja britanike e përbërë nga Dave Whelan dhe Mike Di Scala vjen për herë të parë në Shqipëri dhe padyshim që për turizmin dhe jetën e natës në rivierë është një aktivitet që meriton vëmendje. Këtu e ka marrë ferra uratën
19 Gusht, 19:45 Vetëm se disa kilometra më tutje, Shqipëria turistike ka prodhuar këto ditë një lajm shumë më të rëndë.
Luis Miguel Varela Mendes erdhi në Shqipëri për pushime dhe u vra me thikë në Ksamil.
Ngjarja ka marrë përmasa përtej një kronike të zakonshme. Një turist i huaj humbi jetën pas një konflikti të nisur në një kompleks nate, 11 persona janë arrestuar, dy janë shpallur në kërkim dhe mes personave të përfshirë në hetim kanë dalë edhe punonjës të strukturave shtetërore që punonin në sigurinë private. View this post on Instagram A post shared by Edi Rama (@ediramaal) I dyshuari kryesor për vrasjen u kap disa orë më vonë në Levan, i fshehur në bagazhin e një automjeti.
Një efektiv policie u arrestua nën dyshimin se e ndihmoi të largohej.
Bekim Bulica, pronari i lokalit ku sipas hetimeve nisi konflikti, është shpallur në kërkim.
Ngjarja ka kaluar Adriatikun dhe ka mbushur faqet e mediave portugeze, ndërsa në rrjetet sociale në Portugali ka nisur edhe debati për sigurinë e turistëve në Shqipëri.
Nga Edi Rama? Asnjë gjysmë fjale.
As një reagim për turistin që erdhi për pushime dhe përfi i vrarë. As një mesazh për familjen e tij. As një reflektim publik për faktin se një ngjarje e tillë ndodhi në zemër të një prej destinacioneve që qeveria promovon me më shumë krenari jashtë vendit.
Por për CamelPhat, lajmi u nda.
Dhe këtu ironia bëhet pothuajse e shkruar vetë.
Në Shqipërinë turistike të reklamave qeveritare, Ksamili dhe Dhërmiu janë vitrina. Janë videot me ujin e kristaltë, shezlongët, resortet, perëndimet e diellit dhe netët me muzikë elektronike.
Kur vjen një DJ ndërkombëtar, vitrina ndriçohet.
Kur një turist i huaj vritet, dritat fiken.
Sigurisht, ardhja e CamelPhat nuk ka asnjë lidhje me krimin në Ksamil dhe koncerti nuk mund të mbajë përgjegjësi për atë që ndodhi. Problemi është tjetër: selektiviteti i komunikimit të kryeministrit për turizmin që drejton dhe promovon qeveria e tij.
Kur Shqipëria shënon miliona turistë, shifrat shpërndahen.
Kur hapet një resort, publikohet.
Kur vjen një artist i famshëm, promovohet.
Por kur një turist 21-vjeçar vritet në një prej destinacioneve më të njohura të vendit dhe historia përfn në mediat e shtetit nga vinte viktima, heshtja bëhet pjesë e komunikimit. “Principote” e bandës Bulica: turizmi që Edi Rama i ofron BE-së; vrasje, pengmarrje dhe trafik droge
18 Gusht, 13:27 Në fakt po të rrimë drejt, edhe justifikohet, pasi nuk ka se çfarë të thotë. Edi Rama këtë lloj turizmi promovon nëpër botë. Turizmin e të fortëve, të trafikantëve, të kriminelëve. Jugun ja u ka dhënë bandave, kullat trafikantëve, objektet kulturore klientëve të tij.
Lidhjet që kjo qeveri ka me krimin, patjetër që kanë sjellë dhe pasoja. Sot janë kriminelët ata që bëjnë ligjin në plazh. Janë ata që zaptojnë tokat. Janë ata që zaptojnë bregdetin. Dhe normalisht Rama nuk ka se çfarë të thotë se është ai shkaktar i gjithë kësaj. /Pamfletirama krimi plazh Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike "E sheh veten mbret", Alimehmeti: Me Ramën në krye s'ka zgjedhje të lira dhe të ndershme! 19 Gusht 2026, 18:5718:57Politike Reforma territoriale, Boçi: 46 bashki e largojnë pushtetin nga qytetari, PD i thotë “jo” 19 Gusht 2026, 15:2115:21Politike Turisti u vra në Ksamil, Lamallari bën filozofin nga Tirana; policët nën akuzë për fshehje krimi 19 Gusht 2026, 12:5512:55Politike Vrasja e portugezit në Ksamil, Berisha: Shteti dhe krimi janë një! 19 Gusht 2026, 12:2912:29Politike Brukseli lemeriset nga monarkia kryeministrore e Edi Ramës 19 Gusht 2026, 11:0811:08Politike Jorida Tabaku nxjerr shifat: Rritje vetëm në letër, si po gënjen qeveria për eksportet nga Shqipëria 19 Gusht 2026, 11:0411:04Politike

