Lajme Zone
Kryebashkiaku demokrat i Memaliajt i bashkohet thirrjes së banorëve për protestë kundër shkrirjes së bashkisë
PolitikëEuronews Albania

Kryebashkiaku demokrat i Memaliajt i bashkohet thirrjes së banorëve për protestë kundër shkrirjes së bashkisë

Kryetari demokrat i Bashkisë së Memaliajt, Albert Malaj, i është bashkuar thirrjes së banorëve për të protestuar këtë të premte në orën 19:00 kundër planit për shkrirjen e kësaj bashkie në kuadër të Reformës së re Territoriale.

Kryetari demokrat i Bashkisë së Memaliajt, Albert Malaj, i është bashkuar thirrjes së banorëve për të protestuar këtë të premte në orën 19:00 kundër planit për shkrirjen e kësaj bashkie në kuadër të Reformës së re Territoriale. Përmes një reagimi të gjatë në rrjetet sociale, Malaj u shpreh se protesta vjen pas shqetësimeve të qytetarëve për fshirjen e Bashkisë Memaliaj nga harta e re territoriale, duke theksuar se propozimi nuk është shoqëruar me transparencë dhe dëgjesë publike me komunitetin. “Si Kryetar i Bashkisë Memaliaj, ndonëse kam marrë pjesë në dëgjesën e zhvilluar në Gjirokastër dhe në seancën dëgjimore në Kuvendin e Shqipërisë, ku e kam kundërshtuar me forcën e argumentit propozimin që Bashkia Memaliaj të shkrihet, argumentet nuk janë marrë për bazë”, shkroi Malaj. Sipas tij, Bashkia Memaliaj është e dyta në qarkun e Gjirokastrës për numrin e banorëve dhe sipërfaqen, ndërsa një vendim i tillë do të sillte humbje të identitetit, traditave dhe kulturës së zonës, do të ngadalësonte zhvillimin ekonomik dhe do të nxiste më tej shpopullimin. Malaj argumentoi se bashkia ka përmirësuar infrastrukturën, ka zhvilluar aktivitete kulturore, artistike e sportive dhe ka rritur performancën e saj në menaxhimin e të ardhurave vendore. Në fund të reagimit, kryebashkiaku demokrat ftoi banorët e qytetit dhe 53 fshatrave të Bashkisë Memaliaj që t’i bashkohen protestës në orën 19:00 te Ura e Vjetër, në hyrje të qytetit, për të kundërshtuar reformën territoriale dhe mbrojtur, sipas tij, të ardhmen e komunitetit. Protestë në Poliçan kundër Reformës Territoriale, digjen teserat e PS