Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje ka vendosur që në seancën e nesërme të Kuvendit të votojë kandidatët e PDK-së dhe LDK-së për nënkryetarë të Kuvendit të Kosovës, Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën. Pas mbledhjes së jashtëzakonshme të kryesisë së kësaj partie, LVV thotë se ky vendim synon të kontribuojë në konstituimin e Kuvendit dhe të shmangë zgjedhjet e reja të parakohshme. LEXO edhe...Kriza politike në Kosovë, Kurti i bën sërish thirrje Hamzës për takim: PDK-së i duhet vota jonë për nënkryetarin, neve e tyre për Presidentin Nga Vetëvendosje kanë bërë të ditur se presin që ky hap të reflektohet me konstruktivitet nga PDK-ja dhe LDK-ja në procesin e zgjedhjes së presidentit. Në veçanti, LVV ka kërkuar që deputetët të marrin pjesë në seancën ku do të votohet për presidentin, edhe nëse vendosin të votojnë kundër kandidaturës. Seanca konstituive e Kuvendit është caktuar të vazhdojë nesër në orën 10:00. LVV ka theksuar se vendimi vjen në kuadër të përpjekjeve për t’i dhënë vendit stabilitet institucional pas zgjedhjeve. Njoftimi i Lëvizjes Vetëvendosje: Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka mbajtur sonte mbledhje të jashtëzakonshme. U konstatua që ndodhemi në momentet vendimtare për t’i dhënë vendit stabilitet institucional pas zgjedhjeve të 7 qershorit dhe për të parandaluar edhe një palë zgjedhje të reja, të panevojshme për shtetin e qytetarët dhe të kushtueshme për buxhetin e të ardhmen. Zgjedhjet e parakohshme të përsëritura do të ishin të katërtat në më pak se dy vjet! Vazhdimi i seancës konstituive është caktuar për nesër në orën 10:00. Ne kemi qenë dhe jemi të gatshëm që të votojmë për nënkryetar kuvendi nga radhët e PDK-së dhe LDK-së dikë që nuk e bojkoton zgjedhjen e presidentit e asisoj na dërgon në përsëritje të zgjedhjeve. Megjithëkëtë, kryesia e LVV mori vendim që nesër të votojmë kandidatët e PDK-së dhe LDK-së, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala. Presim që pas konstituimit të kuvendit ky hap i vullnetit të mirë të reflektojë në konstruktivitet të tyre duke votuar për president, qoftë ajo edhe votë kundër. Në vitin 2025 ne si subjekt fitues me partnerët e koalicionit parazgjedhor dhe deputetë të pakicave i kishim 57 deputetë. Pra vetëm katër deputetë mangu, e duke e zbatuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, plot katër herë e ndryshuam emrin e kandidatit tonë për kryetar kuvendi para se të zgjidhej Dimal Basha me 26 gusht, pesë muaj pas çertifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Refuzimi i partive opozitare për Albulena Haxhiun asokohe u pasua edhe me refuzim të Donika Gërvallës, Hekuran Muratit e Arbërie Nagavcit. E pra, ne kemi vendosur t’i votojmë Vlora Çitakun e Kujtim Shalën, edhe nëse nuk i ndërrojnë emrat e kandidatëve qysh bëmë ne. Nesër në mëngjes deputetët e PDK-së porsa ta ripropozojnë Vlora Çitakun (e cila edhe ashtu i ka edhe dy mundësi), ne do ta votojmë. Gjithashtu, shpresojmë që edhe deputeti Kujtim Shala, nënkryetar i ardhshëm i kuvendit, të marrë pjesë në seancën kur do të votohet për Bekim Sejdiun president sipas marrëveshjes LVV-LDK. R.Xh/ReportTv.al vlora citaku Kujtim Shala Albin Kurti Kuvendi i kosoves kriza politike ne kosove Presidenti Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.1% Magjistratëve 15.8% Nuk e di 6.1% Vota total: 6250 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

