Lajme Zone
Kriza energjetike nuk mbaron as në vitin 2027! Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë: Nuk shoh asnjë arsye për optimizëm
EkonomiReport TV

Kriza energjetike nuk mbaron as në vitin 2027! Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë: Nuk shoh asnjë arsye për optimizëm

Luftrat në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë po rëndojnë krizën energjetike, ndërsa rezervat emergjente të naftës janë pakësuar ndjeshëm. Fatih Birol paralajmëron se bota do të vazhdojë të përballet me pasojat edhe gjatë vitit të ardhshëm.

Kriza energjetike që ka përfshirë botën si pasojë e luftërave SHBA-Iran dhe Rusi-Ukrainë pritet të vazhdojë edhe gjatë vitit 2027. Paralajmërimi vjen nga drejtori ekzekutiv i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Fatih Birol, i cili nuk sheh shenja për një rikthim të shpejtë në normalitet. “Nuk jam optimist për një normalizim në vitin 2027. Edhe kur përpiqem t’i shoh gjërat me optimizëm, nuk gjej asnjë argument që të më bindë. Kjo krizë do të vazhdojë, në një formë apo në një tjetër, edhe në vitin 2027. Bota do të jetë ende duke u përpjekur të shërojë plagët e saj, kjo, me kushtin që të mos shfaqen plagë të reja”, deklaroi Birol. LEXO edhe...Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani kërcënon se do të godasë objektivat civile në Gjirin Persik nëse SHBA-të dhe Izraeli rifillojnë sulmet ajrore Paralajmërimi i tij vjen në një kohë kur çmimet e naftës janë ngjitur drejt niveleve më të larta të pesë muajve të fundit, ndërsa rezervat emergjente globale kanë rënë në nivelet më të ulëta prej dekadash. Sipas analistëve të cituar nga Al Jazeera, rezervat strategjike të naftës në botë, pa përfshirë Kinën dhe Iranin, janë pakësuar me afro 327 milionë fuçi që nga fundi i dhjetorit 2025. Aktualisht, në dispozicion mbeten rreth 400 milionë fuçi rezerva të përdorshme, pa llogaritur rezervat e Kinës, të cilat vështirë se do të eksportohen, si dhe ato të vendeve të Gjirit, që mund të bëhen të paarritshme në rast të një mbylljeje të plotë të Ngushticës së Hormuzit. Ekspertët paralajmërojnë se, nëse konfliktet përshkallëzohen dhe rrugët e transportit të naftës nga Lindja e Mesme bllokohen plotësisht, rezervat e disponueshme mund të mjaftojnë vetëm për disa javë. Ndërkohë, qeveritë po kërkojnë burime alternative energjie dhe mënyra për të garantuar furnizimin, ndërsa pasiguria për zhvillimet në Lindjen e Mesme vazhdon. U.D/ReportTv.al energjia elektrike nafte lufta në Iran SHBA sulmon Iranin Ngushtica e Hormuzit Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.8% Jo 78.2% Disi 3% Vota total: 12458 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?