Lajme Zone
Kritike situata nga zjarri në Peshtan të Vogël/ Evakuohen banorët, flakët djegin ullishtet e kërcënojnë banesat
EkonomiBalkanWeb

Kritike situata nga zjarri në Peshtan të Vogël/ Evakuohen banorët, flakët djegin ullishtet e kërcënojnë banesat

Situata nga zjarret vazhdon të përshkallëzohet ndjeshëm, ku vatra më problematike aktualisht është zhvendosur drejt fshatit Peshtan i Vogël. Flakët po përparojnë me shpejtësi, duke rrezikuar drejtpërdrejt dhjetëra banesa dhe qindra rrënjë ullinj në kulmin e sezonit të prodhimit.

Situata nga zjarret vazhdon të përshkallëzohet ndjeshëm, ku vatra më problematike aktualisht është zhvendosur drejt fshatit Peshtan i Vogël. Flakët po përparojnë me shpejtësi, duke rrezikuar drejtpërdrejt dhjetëra banesa dhe qindra rrënjë ullinj në kulmin e sezonit të prodhimit. Për shkak të rrezikut të drejtpërdrejtë që u kanoset shtëpive, autoritetet kanë ndërmarrë evakuimin e banorëve të zonës. Përhapja e shpejtë e vatrës po shkakton dëme të konsiderueshme ekonomike për komunitetin lokal, pasi sipërfaqet e djegura ishin me pemë në prodhim të plotë. Të indinjuar nga humbjet e pësuara, banorët e evakuuar pohojnë se përhapja e flakëve mund të ishte parandaluar nëse do të kishit ndërhyrje më efikase në fazat e para. Sipas tyre, vonesat bënë që situata të dilte tërësisht nga kontrolli. Ata nënvizojnë se kjo nuk është hera e parë që përballen me humbje të tilla të rënda nga zjarret, duke kërkuar reagim më institucional dhe masa konkrete për parandalimin e katastrofave të tilla që u shkatërrojnë mundin e viteve. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb