Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Rama dje pranoi kapitullimin para bandave. I vdekur politikisht”, aktivisti Mirjan Aliaj: Populli s’i nënshtrohet një autokrati! Nëse nuk dorëhiqet, do ta rrëzojmë


Aktivisti Mirjan Aliaj tha se për 97 ditë me radhë populli ka vendosur të mos i nënshtrohet, kryeministrit arrogant , autokrat e kriminel.

Aktivisti Mirjan Aliaj tha se për 97 ditë me radhë populli ka vendosur të mos i nënshtrohet, kryeministrit arrogant , autokrat e kriminel. “Edi Rama i cili na jep besën ditën, natën tregohet i pabesë. Është i gatshëm natën të instrumenalizojë policinë për të na trembur. Por ne do të jemi çdo ditë siç kemi bërë 97 ditë, për të larguar Edi Ramën dhe qeverinë e tij. Edi Rama në këto 97 ditë, ka vdekur politikisht, sidomos javët e fundit e kemi parë se si të gjithë ata ministra e deputetë i qëndrojnë afër e kanë pranuar vdekjen politike të Ramës. Pallati i Brigadave ku Rama i mbledh për t’i motivuar është shndërruar në pallat morti. Në rast se Rama nuk dorëhiqet ne do kujdesemi që ta rrëzojmë. Rama pranoi kapitullimin dje para bandave që dje u përplasen në Vlorë”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb