Kryeministri Edi Rama / Kryeministri ka disa muaj që nuk përdor avionin shtetëror të dhuruar nga Turqia; ndërsa sot udhëtoi për në Cernobbio me fluturim linje, duke shmangur protestën e fundjavës në Tiranë. Masat e sigurisë janë rritur në ekstrem, por alarmi për atentat kërkon Këshillin e Sigurisë Kombëtare... Edi Rama ka braktisur avionin shtetëror të dhuruar nga Rexhep Taip Erdogan. Ka disa muaj që kryeministri nuk e përdor avionin e marrë nga qeveria turke si mjet për vizita zyrtare. Madje mësohet se mjeti ndodhet në një garazh të izoluar, siç thonë nga frika e një atentati.
Sot Edi Rama, së bashku me disa prej ministrave të tij, ka marrë një fluturim linje për të shkuar në një aktivitet në brigjet e liqenit të Comos, në Cernobbio të Italisë.
Rama është kujdesur që mediat të shpërndajnë pamjet e tij në avion, në ekonomi klas, duke dhënë kështu dy sinjale: njërin që nuk e përdor më avionin e tij qeveritar dhe tjetrin që nuk do të jetë prezent gjatë protestës së fundjavës, ku pjesëmarrësit paralajmëruan se do ta rrethojnë Kryeministrinë.
Siç mësohet, Edi Rama ka rritur deri në ekstrem masat e sigurisë, duke e rritur numrin e truprojave dhe hequr dorë nga disa rutina që përdorte deri tani. Një prej të cilave është udhëtimi shtetëror me avionin e Erdoganit.
Një frikë, apo edhe sinjal që ka ardhur nga shërbimet partnere, Edi Rama po tenton ta shesë si një ndryshim të procedurave, referuar cirkut të "Besës".
Kjo shfaqje e një përulësie hipokrite vjen edhe nga një lloj diskutimi i shtrëmbëruar në opinion. Pasi nuk ka qenë kurrë problem nëse një kryeministër shkon me avion shtetëror në një vizitë jashtë, apo një ministër merr një biletë në Business Class për të udhëtuar me avion.
Një ministër natyrisht nuk mund të bëjë autostop si një udhëtar në qejf të vet, të gjithë e kuptojnë. Problemi me Edi Ramën ka qenë se fluturimet e shtetit nuk janë normuar, rregulluar me ligj, si në çdo vend të botës.
Ka vende të vogla si Shqipëria ku udhëheqësit marrin me qera avion të vegjël për udhëtim shtetëror, por praktika është e miratuar dhe e përdorur nga çdo drejtues i shtetit.
Edi Rama e ka kthyer procedurën e udhëtimit shtetëror në një ekskluzivitet të tijin, ku nuk ka një normë ligjore, nuk ka një rregullim institucional dhe, mbi të gjitha, shumë dyshime për marrëdhëniet kontraktuale.
Sinjali që qeveria shqiptare është e kërcënuar nga atentate terroriste nuk është gjë e vogël dhe me të nuk mund të luhet si në paroditë e së shtunës.
Madje është një kërcënim që kërkon jo vetëm mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare nga Presidenti Bajram Begaj, por edhe angazhimin e Parlamentit. Alarmi me bombë i javës së shkuar, nëse ishte serioz, nuk mund të lihet si një lajm i çudisë që zgjat tre ditë./Pamfletiedi rama avioni shtetëror avioni i linjës Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Kur lufta kthehet në biznes! 4 Shtator 2026, 17:4917:49Politike Nga zyrat në kafene, nis sot “Prania Besnike”/ Çfarë do të bëjnë Xhafaj, Spiropali dhe Braçe? 4 Shtator 2026, 16:1716:17Politike “Kam një mision”, mesazhi i parë i ambasadores së BE në Shqipëri! 4 Shtator 2026, 16:2716:27Politike Rama reagon pas konfliktit mes dy biznesmenëve në Vlorë: Do të shpronësojmë të gjithë zonën 4 Shtator 2026, 15:5315:53Politike Berisha "vizitë historike" në SHBA, reagon Salianji: Hap krahun, vendi ka nevojë për opozitë 4 Shtator 2026, 14:2014:20Politike Tabaku kritika Ramës: Tirana ende pa ujë 24 orë, shërbimi zero dhe taksa të larta 4 Shtator 2026, 11:5711:57Politike

