Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

U liruan pas 72 orësh në qeli, aktivistët njëzëri: Arrestimi ishte i paligjshëm, protesta nuk do të ndalet! Ky regjim duhet rrëzuar


Aktivisti Arben Kola është liruar pas 72 orësh qëndrimi në qeli, ndërsa në një komunikim për News24 deklaroi se protesta kundër qeverisë nuk do të ndalet.

Aktivisti Arben Kola është liruar pas 72 orësh qëndrimi në qeli, ndërsa në një komunikim për News24 deklaroi se protesta kundër qeverisë nuk do të ndalet. Kola u shpreh se vendimi i gjykatës për lirimin e tij tregon, sipas tij, se arrestimi ka qenë i paligjshëm. Aktivisti akuzoi gjithashtu qeverinë se po përballet me protestuesit përmes dhunës, ndërsa theksoi se përgjigjja e tyre do të jetë paqësore. “Gjykata e dha verdiktin e saj, arrestimi ishte i paligjshëm. Kjo tregon që Ramoviçi ka vendosur të përballet me dhunë, ne i përgjigjemi me paqe. Unë protestoj për rrëzimin e kësaj qeverie të korruptuar që ka shkatërruar Shqipërinë”, tha Kola. Edhe aktivisti Edison Lika u shpreh se arrestimet nuk do t’i ndalin protestat, duke bërë thirrje për pjesëmarrje të qytetarëve. “Protestojmë për sigurinë, kundër bandave kriminale. Ftojmë të gjithë qytetarët të bashkohen sot e çdo ditë në shesh. Ky regjim duhet rrëzuar njëherë e mirë”, deklaroi Lika. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: arben kola edison lika protesta Tirane