Lajme Zone
FOTOLAJM/ Protesta kundër Ramës në ditën e 97-të, mesazhet pikante nëpërmjet pankartave: Kush arreston rininë dhe popullin, fundin e pushtetit pret
PolitikëBalkanWeb

FOTOLAJM/ Protesta kundër Ramës në ditën e 97-të, mesazhet pikante nëpërmjet pankartave: Kush arreston rininë dhe popullin, fundin e pushtetit pret

Protesta antiqeveritare vijon edhe këtë të premte, duke shënuar ditën e 97-të, ndërsa qytetarët janë mbledhur sërish në shesh me pankarta dhe mesazhe kundër qeverisë, por edhe në mbështetje të aktivistëve të arrestuar gjatë protestave të ditëve të fundit.

Protesta antiqeveritare vijon edhe këtë të premte, duke shënuar ditën e 97-të, ndërsa qytetarët janë mbledhur sërish në shesh me pankarta dhe mesazhe kundër qeverisë, por edhe në mbështetje të aktivistëve të arrestuar gjatë protestave të ditëve të fundit. Një prej pankartave të protestuesve i referohet arrestimeve të aktivistëve dhe të rinjve gjatë protestës së 1 shtatorit, kur protestuesit bllokuan për rreth dy orë një prej hyrjeve të Kryeministrisë, ndërsa kryeministri Edi Rama ndodhej në zyrën e tij. “Kush arreston rininë dhe popullin e vet, tregon se ka frikë – dhe fundin e pushtetit pret!”, shkruhet në pankartë. Një tjetër mesazh lidhet me bllokimin e disa llogarive në rrjetin social Instagram, mes tyre edhe profile të aktivistëve, qytetarëve dhe personave që kanë shprehur mbështetje për protestën. “Në Instagram na bllokove me ‘bot’, por këtë shesh nuk e ndal dot!”, thuhet në pankartë. Protestuesit kanë përcjellë edhe mesazhe që lidhen me standardet evropiane dhe kërkesën për një Shqipëri që, sipas tyre, duhet të përmbushë këto standarde.

“97, European standards. Every day” dhe “97, Shqipëria meriton standarde”, janë disa prej pankartave të tjera të shfaqura në protestën e sotme. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb