Lajme Zone
Presion dhe hakmarrje institucionale në UMT, riorganizohet komisioni ad hoc kundër Edit Xhajankës
PolitikëPamfleti

Presion dhe hakmarrje institucionale në UMT, riorganizohet komisioni ad hoc kundër Edit Xhajankës

Ngjarjet e fundit pranë Fakultetit të Mjekësisë Dentare ndaj Prof. Edit Xhajankës i kalojnë kufijtë e mosmarrëveshjeve administrative. Ato shpërfaqin një tablo të qartë të shpërdorimit të pushtetit për të ndëshkuar zërin opozitar dhe kurajën qytetare.

Fakulteti i Mjekësisë Dentare & Edit Xhajanka Riorganizimi më 1 shtator i komisionit ad hoc nga rektori Xheladin Dracini rikthen presionin ndaj ish-dekanes Edit Xhajanka, pas denoncimeve të saj për shkelje në Universitetin e Mjekësisë. Në qendër të përplasjes janë procedurat e ndërmarra ndaj profesoreshës, relacionet e hartuara kundër saj dhe akuzat për përdorimin e mekanizmave institucionalë për të goditur zërin kritik brenda universitetit. Në institucionet e arsimit të lartë, ku ligji, integriteti akademik dhe meritokracia duhet të jenë shtyllat e patundshme të funksionimit, po zhvillohet një nga precedentët më të rëndë të presionit dhe hakmarrjes institucionale.

Ngjarjet e fundit pranë Fakultetit të Mjekësisë Dentare ndaj Prof. Edit Xhajankës i kalojnë kufijtë e mosmarrëveshjeve administrative. Ato shpërfaqin një tablo të qartë të shpërdorimit të pushtetit për të ndëshkuar zërin opozitar dhe kurajën qytetare.

Më 1 shtator, Rektori Prof. Xheladin Dracini riorganizoi komisionin ad hoc, duke rihapur fushatën goditëse ndaj ish-Dekanes. Kjo përndjekje buron nga një seri denoncimesh zyrtare e të dokumentuara që Prof. Xhajanka, në cilësinë e saj si Përgjegjëse Departamenti, anëtare e Senatit Akademik dhe drejtuese e FMD-së për tetë vite, ka paraqitur brenda dhe jashtë UMT-së me transparencë të plotë.

Në vend që këto denoncime të vinin në lëvizje mekanizmat e kontrollit të brendshëm për të ndrequr shkeljet, reaksioni i drejtuesve u kthye në kahun e kundërt: shpikjen e masave penalizuese ndaj vetë sinjalizueses. Letra anonime e sajuar nga Tano Karidi i Mjekësisë kundër Edit Xhajankës që i zbuloi aferat, përdor Silvana Barën në gjuetinë e shtrigave

31 Korrik, 14:28 Me propozime të Dekanes Silvana Bara dhe me miratimin e Rektorit Dracini, u orkestrua përpjekja për shkarkimin e saj nga detyra dhe largimin nga UMT përmes ngritjes së komisionit ad hoc, i cili mbështetet në relacione të përgatitura me nxitim dhe, sipas burimeve brenda Senatit, të mbushura me dezinformime.

Kjo situatë nxjerr në pah përdorimin e dy standardeve skandaloze: -Shmangia e denoncimeve të faktuara: Paralajmërimet e argumentuara të Prof. Xhajankës lihen sirtareve pa u verifikuar kurrë.

- Përparësia ndaj shpifjeve: Ndaj saj përpunohen me prioritet absolut deri edhe letra anonime për të inskenuar procedura të rreme disiplinore.

Prof. Edit Xhajanka nuk po përballet me një procedurë të zakonshme administrative, por me një fushatë të orkestruar presionesh të përditshme psikologjike dhe diskriminimi.

Çdo përpjekje për të ndëshkuar sinjalizuesit e shkeljeve cenon jo vetëm dinjitetin e individit, por minon besueshmërinë e vetë arsimit të lartë. Përgjegjësia në këtë rast kapërcen kufijtë etikë e administrativë, pasi ajo është një përgjegjësi e drejtpërdrejtë ligjore. Përtej konfliktit të personave, kjo çështje lidhet drejtpërdrejt me interesin publik, pasi mënyra se si funksionojnë strukturat drejtuese të një institucioni akademik ndikon në transparencën, integritetin dhe cilësinë e arsimit të lartë.edit xhajanka Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Zjarri i madh në Fier, shtëllungat e tymit mbërrijnë edhe në Vlorë! 4 Shtator 2026, 18:2418:24Aktualitet Rëndohet situata nga zjarret në Fier, flakët përfshijnë një stallë në Levan 4 Shtator 2026, 17:5917:59Aktualitet Kuvendi rikthehet të martën, seanca e parë nën hijen e protestave 4 Shtator 2026, 17:1417:14Aktualitet Thellohet skandali i sherrit mes biznesmenëve në Vlorë, të pranishëm edhe dy oficerë të Policisë Ushtarake 4 Shtator 2026, 17:0117:01Aktualitet Pamje apokaliptike nga Radostina e Fierit, zjarri u afrohet shtëpive dhe bizneseve; evakuohen banorët (Video) 4 Shtator 2026, 16:4716:47Aktualitet Lirohen 14 protestuesit e arrestuar para Kryeministrisë, Gjykata e Tiranës: Ndalimi i tyre ishte i paligjshëm! 4 Shtator 2026, 15:4015:40Aktualitet