Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Të hënën 100 ditë nga protesta, shqiptarët të bashkohen të rrethojmë Kryeministrinë”/ Aktivisti: Dorëheqja e Ramës për të larguar qeverinë e korruptuar dhe të krijojmë qeveri teknike


Aktivisti Mirjan Aliaj tha se për 97 ditë me radhë populli ka vendosur të mos i nënshtrohet, kryeministrit arrogant , autokrat e kriminel.

Aktivisti Mirjan Aliaj tha se për 97 ditë me radhë populli ka vendosur të mos i nënshtrohet, kryeministrit arrogant , autokrat e kriminel. Gjithashtu ai theksoi se të hënën, kur bëhen 100 ditë nga revolta, bëri thirrje që shqiptarët të dalin masivisht në shesh, për t’i treguar kryeministrit se nuk i nënshtrohet dhe për të rrethuar Kryeministrinë. “Sot dita e 97 e protestës, të hënë bëjmë 100 ditë. I bëjmë thirrje çdo shqiptari, nga çdo qytet i Republikës, i trevave, e nga çdo qytet i Diasporës, të bashkohemi në këtë Bulevard për t’i treguar Ramës se nuk nënshtrohemi dhe do ta rrethojmë Kryeministrinë për të mos i lënë asnjë rrugëdalje. Dorëheqja e Ramës është një kërkesë për të larguar qeverinë më të korruptuar, që të vijë një qeveri teknike për të bërë të mundur ndryshimet e nevojshme, për të pasur një Republikë funksionale e një demokraci të vërtetë.”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: edi rama mirjan aliaj protesta