Një ngjarje e rëndë u regjistrua një ditë më parë në Greqi, në një familje shqiptare. Burri vrau me thikë gruan. 44-vjeçares, sipas ekzaminimi mjeko-ligjor një goditje e vetme në qafë me thikë i shkaktoi asaj vdekjen . Sipas ekzaminimit mjeko-ligjor, nuk u gjetën lëndime të tjera në trup, ndërsa vdekja vlerësohet të ketë ndodhur shumë shpejt, brenda afërsisht 3 deri në 5 minutave nga goditja. Sipas informacioneve, thika e përdorur ishte afërsisht 20 centimetra e gjatë. Autori i krimit më pas tentoi vetëvrasjen. Ai u transportua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Greqi vrasja

