Milani ka pranuar një ofertë prej 45 milionë eurosh nga Galatasaray për Rafael Leaon, ndërsa e ardhmja e sulmuesit portugez mbetet ende për t’u vendosur. Sipas raportimeve të fundit, Galatasaray i ka ofruar Leaos një pagë prej 10-12 milionë eurosh neto në sezon. 27-vjeçari tashmë po shqyrton nëse do ta pranojë apo jo transferimin te klubi turk.
Ndërkohë, në garë për Leaon është edhe Aston Villa. Klubi anglez po diskuton mundësinë e një huazimi me detyrim blerjeje, por Milan preferon një shitje të përhershme që në këtë merkato.
Palët pritet të vijojnë negociatat në ditët e fundit të afatit kalimtar, me vendimin e Leaos për ofertën personale të Galatasaray që mund të jetë vendimtar për të ardhmen e tij.
Leao është një prej lojtarëve kryesorë të Milanit dhe largimi i tij do të përbënte një nga transferimet më të bujshme të kësaj merkatoje. Top Channel

