Lajme Zone
Shqipëria dhe Kosova, të parat që marrin pajisje ushtarake amerikane për misionin në Gaza
PolitikëTop Channel

Shqipëria dhe Kosova, të parat që marrin pajisje ushtarake amerikane për misionin në Gaza

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar alokimin e 206 milionë dollarëve për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF), e cila pritet të dislokohet në Gaza.

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar alokimin e 206 milionë dollarëve për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF), e cila pritet të dislokohet në Gaza. Sipas The Geo Post, të cilës i referohet Top Channel, Kosova dhe Shqipëria do të jenë të parat që do të marrin pajisje ushtarake amerikane në kuadër të këtij misioni.

Kjo është foto e oficerëve nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët do të jenë pjesë e shtabit për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit, publikuar prej The Geo Post.

Të dhënat nga Departamenti i Shtetit tregojnë se fondet do të përdoren për pajisje, infrastrukturë, automjete dhe kostot operative të forcës.

Shuma prej 6.3 milionë dollarësh, e cila do të përdoret për përshtatjen e nëntë transportuesve të blinduar amerikanë të personelit.

Shqipëria dhe Kosova do të jenë përfitueset e para të këtyre automjeteve, në kuadër të rolit të tyre në ISF.

Disa javë më parë, ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, deklaroi se në kuadër të Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit, Shqipëria pritet të dërgojë 4 oficerë në shtabin e drejtimit.

Deri më tani, pesë vende kanë premtuar se do të dërgojnë trupa në ISF: Indonezia, Maroku, Kazakistani, Kosova dhe Shqipëria, ndërsa Egjipti dhe Jordania kanë premtuar të trajnojnë forcat policore.

Presidenti amerikan Donald Trump ka krijuar një Bord të Paqes (Peace Board) për të mbikëqyrur planin e tij për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe për të rindërtuar territorin e shkatërruar.

Plani parashikon dislokimin e një force paqeruajtëse në Gaza për të garantuar sigurinë në zonat nga të cilat do të tërhiqen trupat izraelite, për të trajnuar forca të reja policore palestineze dhe për të mbështetur shpërndarjen e ndihmave.

Gjatë takimit inaugurues të Bordit të Paqes në Washington, në shkurt 2026, kryeministri Edi Rama u angazhua në kontribuimin e Shqipërisë me forca ushtarake paqeruajtëse në Gaza. Top Channel