Lajme Zone
Këlliçi e thotë troç: Lulzim Basha ishte i fokusuar te paratë
PolitikëCNA

Këlliçi e thotë troç: Lulzim Basha ishte i fokusuar te paratë

Nënkryetari i PD-së, njëherësh deputet Belind Këlliçi në një intervistë ekskluzive me gazetarin Elvi F në CNA ka folur për Lulzim Bashën, duke treguar se çfarë mendon për të sot, që nuk e ka menduar më parë kur ky i fundit ishte kryetar i PD-së. Këlliçi është shprehur se për të qenë një politikan i suksesshëm dhe të mbetesh në historinë e vendit tënd, në historinë e jetës publike orientim kryesor

Nënkryetari i PD-së, njëherësh deputet Belind Këlliçi në një intervistë ekskluzive me gazetarin Elvi F në CNA ka folur për Lulzim Bashën, duke treguar se çfarë mendon për të sot, që nuk e ka menduar më parë kur ky i fundit ishte kryetar i PD-së.

Këlliçi është shprehur se për të qenë një politikan i suksesshëm dhe të mbetesh në historinë e vendit tënd, në historinë e jetës publike orientim kryesor do të duhet të kesh shërbimin publik, të bësh ndryshimin.

Sipas nënkryetarit të PD-së, Belind Këlliçi, Luli Basha ishte i fokusuar te paraja. Pra qëllimi i tij kryesor ishin paratë. “Për të qenë një politikan i suksesshëm, për të qenë shtetar dhe burrë shteti, se një profil politik që garon për pozicionin e kryeministrit patjetër aspiron të mbetet në historinë e vendit, në historinë e jetës publike dhe aspiron të jesh një emër shumë i rëndësishëm publik. Por që t’i arrish këto politikisht unë mendoj që orientimi kryesor do duhet të jetë shërbimi publik, kontributi, mundësia për të qenë në pushtet, për të bërë ndryshimin.

Nëse je i fokusuar te paraja ky është vendi më i gabuar për tu investuar në jetën publike. Nëse ke qëllim tëndin ke paranë është vendi më i gabuar për të fituar para”, tha Këlliçi./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.