Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 12 burime — Krahaso mbulimin →

Arrestimi i Agasit i negociuar? Progni: Ergysi lëvizte lirshëm, lidhje me krimin e organizuar dhe institucionet. Radhën te SPAK-u e ka Balla!


I ftuar në rubrikën “Programi i Drekës” në News24, me moderatore Ola Bruko, Gent Progni foli për arrestimin e Ergys Agasit dhe ngriti pikëpyetje mbi mënyrën se si u krye arrestimi, ndërsa hodhi akuza për lidhje të dyshuara me krimin e organizuar dhe institucione shqiptare.

I ftuar në rubrikën “Programi i Drekës” në News24, me moderatore Ola Bruko, Gent Progni foli për arrestimin e Ergys Agasit dhe ngriti pikëpyetje mbi mënyrën se si u krye arrestimi, ndërsa hodhi akuza për lidhje të dyshuara me krimin e organizuar dhe institucione shqiptare. “Arrestimi i Agasit, nëse bëhet siç duhet, nëse hetimi do të bëhet i thelluar, do të nxjerrë problematika që s’i kemi besuar, me krimin e organizuar dhe me institucionet shqiptare”, u shpreh Progni. Ai u ndal te problematikat që, sipas tij, lidhen me Kadastrën dhe çështjet e pronave, duke e cilësuar institucionin si një prej strukturave më abuzive në Shqipëri. Sipas Prognit, mënyra e funksionimit të sistemit të ankesave krijon pengesa për qytetarët që kërkojnë të mbrojnë të drejtat e tyre mbi pronën. Progni tha se i duket e pazakontë mënyra e arrestimit të Agasit, duke pretenduar se ai kishte lëvizur lirshëm në Shqipëri. Progni përmendi edhe emrin e Taulant Ballës, duke pretenduar se në një dosje hetimore ekzistojnë biseda ku përmendet emri i tij. Ai pretendoi gjithashtu se në këtë çështje është përfshirë edhe një shtet anëtar i Bashkimit Europian, i cili, sipas tij, po zhvillon hetime të veçanta. Progni tha se pret që SPAK të vijojë hetimet dhe të marrë masat përkatëse nëse gjatë procesit dalin prova për shkelje penale. “Arrestimi i Agasit, nëse bëhet siç duhet, nëse hetimi do të bëhet i thelluar, do të nxjerrë problematika që s’i kemi besuar, me krimin e organizuar dhe me institucionet shqiptare. Kadastra, ka qenë një nga institucionet dhe është bërë një nga institucionet më abuzive me pronat në Shqipëri. E kanë bërë sistemin të tille që të manipulohet më thjesht. Çdo ligj që bëjnë, e bëjnë se si të vjedhin dhe ta manipulojnë më mirë. Kanë një portal ankesash. Çdo ministri e ka të detyrueshme që të ketë portalin e Ankesave. Nëse hyn te portali i Kadastrës, ke një tabelë që thotë; ky shërbim nuk është funksional. Sipas ligjit i heqin të drejtën me qëllim qytetarit që të ankohet për të drejtën e tij. Më pas kjo ankesë shkon në bashkëqeverisje, ku është Anxhelo Koleka, djali i tezes së Ramës. Kjo bashkëqeverisje drejtohet direkt nga kryeministri. Aty më pas kjo ankesë bllokohet. Njeriu më i afërt i Ramës është pjesë e kësaj ankese. Këtu sorollatet qytetari. Ajo ankesë raportohet dhe më pas kërcënohet qytetari. E vetmja zgjidhje që i ngelet qytetarit, është të shkojë në gjykatë. Kjo bëhet në mënyrë të qëllimshme. Vjedhja e pronave, është një nga plagët që ka shkaktuar shumë vrasje. Më vjen çudi mënyra e arrestimit. Kam marrë kërcënime, e di si lëviz kjo bota e nëndheshme. E kanë ditur çdo ditë që ai lëviz lirshëm në Shqipëri, Tiranë-Durrës. Më duket e çuditshme që Balla është pjesë e krimit, është e vërtetuar. U kapën biseda ku flitet me emër dhe mbiemër. Nuk është informacion që të thuash; ua. SPAK e ka dhe si dosje. Në dijeninë time do të veprojë dhe ndaj Taulant Ballës. Dosja është nën hetim. Di që është përfshirë dhe një shtet i BE në atë dosje, që po heton në mënyrë koncize. Shpresoj që SPAK ta marrë guximin për të cilin e ka marrë detyrën.”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: gent progni