Aktivisti Gent Progni, i ftuar në “Programin e Drekës” në News24 me Ola Brukon, deklaroi se protesta e nisur kundër qeverisë mund të sjellë zhvillime të papritura, duke e cilësuar atë si fillimin e një procesi që, sipas tij, mund të çojë deri te dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, arsyet që kanë nxitur qytetarët të dalin në protestë janë të shumta dhe lidhen me korrupsionin, mungesën e shërbimeve dhe largimin e të rinjve nga vendi. Ai përmendi gjithashtu denoncimet që, sipas tij, ka bërë prej vitesh lidhur me çështje që kanë të bëjnë me institucione dhe persona të caktuar. Progni argumentoi se mungesa e drejtësisë dhe mosveprimi ndaj rasteve të denoncuara sjellin pasoja edhe për bizneset dhe komunitetin. Duke folur për protestat, Progni tha se lëvizja përbëhet nga rryma të ndryshme politike dhe shoqërore. Sipas tij, në protesta marrin pjesë njerëz që janë kundër drejtuesve të PD-së, persona të pakënaqur me PS-në, si dhe qytetarë të qendrës. Progni bëri të ditur se është ngritur një grup pune për hartimin e një platforme, të cilën e përshkroi si një përpjekje për ta bërë protestën sa më gjithëpërfshirëse. Ai tha se qeveria mund të tentojë të bëjë lëshime për të zbutur protestat, duke sjellë në vëmendje protestat studentore të viteve të shkuara. Sipas tij, protesta duhet të marrë një formë më institucionale, në mënyrë që çdo qeveri e ardhshme të ketë frikë nga reagimi qytetar. Një pjesë të rëndësishme të deklaratës së tij Progni ia kushtoi sistemit zgjedhor. Ai e cilësoi kodin zgjedhor si “thembrën e Akilit”, duke argumentuar se ndryshimi politik nuk do të jetë i mjaftueshëm pa garantuar një proces zgjedhor që, sipas tij, u jep qytetarëve mundësi të barabarta për të zgjedhur. Progni kritikoi jo vetëm qeverinë, por edhe opozitën, duke thënë se besueshmëria e saj është dëmtuar gjatë viteve. “Historia e ka treguar në këto 13 vite që jo vetëm është i pabesë Rama, por dhe opozita”, deklaroi ai.
Në këtë kontekst, ai përmendi edhe marrëveshjen e 17 majit mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, duke argumentuar se ajo solli mbylljen e protestës së asaj kohe. Progni u ndal edhe te disa prej çështjeve që ka denoncuar ndër vite, përfshirë pretendime lidhur me AKSHI-n, të dhënat personale, aktivitetin e administratës në rrjetet sociale dhe çështje të tjera që ai i lidh me qeverisjen e Ramës.
Ai akuzoi kryeministrin se ka dhënë deklarata të pavërteta në raste të ndryshme, duke përmendur edhe çështjen e inceneratorëve. Në fund, Progni paralajmëroi se protesta mund të sjellë zhvillime të reja dhe se qytetarët duhet të jenë të përgatitur për atë që mund të ndodhë në vijim.
“Ne qëndrojmë për të gjitha historitë e korrupsionit që na kanë lënë aty. Kjo është drama më e madhe. Nëna që kanë fëmijë jashtë. Fëmijë kanë prindër jashtë, se këtu nuk e përballojnë dot. Ata që kanë punuar me dinjitet dhe kanë nivel të caktuar ekonomie, nuk po jetojnë dot për shkak të krimit, që nuk ofrohet asnjë shërbim. Ka arsyeje pa fund që protestohet. Një nga arsyet është Gys Agasi dhe Ermal Beqiraj. Kam 5 vite që i denoncoj. Drejtësia e mohuar, është drejtësi e munguar. Nuk i bllokon pasuritë, kjo sjell pasoja në komunitet, te bizneset reale që kanë dashur që të programojnë ato shërbime që ofron AKSHI. Shumë shërbime janë anuluar. Vetëm në Shqipëri nuk të mungojnë arsyet që të protestosh. Ne protestojmë dhe për muzeun e izraelit që po bëhet në një institucion ku Ismail Qemali ka firmosur deklaratën e Pavarësisë. Ata njerëz nuk dorëzohn, edhe pse shkon 42 temp në asfalt. Ka miliona arsyeje për të protestuar. Njerëzve iu ka ardhur në majë të hundës. Bëhen shumë diskutime se pse nuk përmendet ligji, Zvërneci, Sazani. Nuk është se nuk përmenden, por janë këta politikanë të korruptuar që t’i japim mundësi disa personave të përfitojnë. Ndaj duhet t’i heqim këta të korruptuar. Mendoj se Edi Rama po shkon drejt fundit. Dje kam marrë dhe informacione se çfarë përmban “Radari” i Ramës. Rama po mhet që të lëshojë idenë që t’u japë idenë; po ju dëgjoj. Sot u kujtua që protesta ekzistoka. Nuk ka pasur opozitë të vërtetë, sepse ka qenë në marrëveshje me njëri tjetrin dhe në 21 janar vranë 4 persona. Protesta çdo ditë po fiton terren, këtë ai e di mirë. Ai e di që nuk do të përfjë protesta. Ka marrë izraelitë për të shmangur algoritmin. 55 faqe janë mbyllur. Me janë mbyllur shumë video. Janë hequr për shkak të algoritmit. Kjo protestë ka shumë rryma. Ka të PD që janë kundër drejtuesve të PD, ka të PS që janë kundër atyre të PS, të qendrës. Pra ka shumë rryma. E bukur, por dhe më e vështirë për t’u koordinuar. Ne po njohim njëri-tjetrin aty. Se dhe në familje ka zënka. Shtatori do të jetë ndryshe. Ndaj është ngritur një grup pune. Është bërë një platformë, është ngritur ky grup pune që të bëjë platformën sa më gjithëpërfshirëse. Ai mund të lëshojë pe, siç bëri me protestën e studentëve. Në atë koha kam qenë pjesë e BalkanWeb. Dhe shpresuam se do të vinte një ndryshim i ri. Rama bëri atë diskutimin e famshëm; hajde flasim. Bëri një ndryshim në ligje, që protestuesit e morën si sukses, por problemi u vërtetua se nuk ishte problemi ligji, por njerëzit që ishin pas tij. Mendoj se si fillim protesta duhet të bëhet si institucion. Kushdo që të vijë, ai që do të vijë do të ikë prapë, se do të ketë frikë nga protesta. Protesta është guri i parë i dominosë që bie, dorëheqja e Ramës. Thembra e Alikit është kodi zgjedhor. Nëse njerëzit nuk dalin të barabartë në zgjedhje, çdo gjë është e kot. Se nëse ikën Rama, do të zgjedhim një Zegjine tjetër. Duhet kod i ri zgjedhor. Historia e ka treguar në këto 13 vite që jo vetëm është i pabesë Rama, por dhe opozita. E mbajmë mend 17 majin, takimin e Ramës me Bashën. U shua protesta. Dhe njëri bëri para dhe bën akoma sot. Ai bën sot para nga kafja. Kërcënon lokale që do iu prishen tendat nëse nuk merr kafen e Bashës. Blendi Sulaj është ky. Kur flisja për AKSHI-n ku nxirrja me fakte konkrete, në momentin kur doli data baza, ai njeri gënjente hapur, se ato të dhëna ishin mbledhur derë më derë. Më pas ndodhi aktivisti, që detyronte administratën që të bënin like dhe share për kryeministrin. Ai thoshte; është aplikacion për të rritur audiencën e PS. 75 mijë emrat ishin punonjës të administratës. Ne kishim dy vite që thonim ka probleme. Më pas u tha për AKSHI-n, për Diellën gënjeshtra, apo u bënë dhe arrestime dhe ato pengmarrjet me Ermal Beqirajn. Në çdo rast, Rama ka gënjyer. Si për inceneratorët. Janë shumë gjëra që në 13 vite, që për fat të keq disa i harrojnë. Por për fat të mirë shumë njerëz u zgjuan. Është zgjim që nuk po shuhet. Nëse nuk ndodh ndryshimi për 50 vitet e ardhshme ndoshta shuhemi si popullsi. Nga protesta do të ketë surpriza!”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: gent progni
