Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka lënë në fuqi vendimin e Celibashit që Kreshnik Hajdari të vijojë të jetë në krye të bashkisë së Kuçovës. Hajdari u dënua përfundimisht me vendim të formës së prerë në korrik të 2024 me 6 muaj burgim për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit, i konvertuar në shërbim prove. Ky dënim erdhi pasi kryebashkiaku nuk kishte deklaruar një dënim të marrë 23 qershor të vitit 1999 me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Janinës për hyrje në territorin grek pa leje, i konvertuar më pas në masë riedukuese të “qortimit” për shkak të moshës 17 vjeç. Ky mosdeklarim në formular i ka kushtuar një betejë të gjatë politike me opozitën, e cila prej më shumë se 3 vitesh kërkon t’i hiqet mandati. LEXO EDHE:Mentor Kikia: Përse duhet referendum për një çështje 'të mbyllur'? Lajm në përditësim… Xh.K/Shqiptarja.com TAG: ilirjan celibashi kreshnik hajdari kqz Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
24 Gusht, 21:21
Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.2% Keq 35% Nuk e di 12.9% Vota total: 3307 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?

