Lajme Zone
Kosovë/ Në mesnatë skadon afati për konstituimin e Kuvendit, Kurti takohet me Abdixhikun
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Kosovë/ Në mesnatë skadon afati për konstituimin e Kuvendit, Kurti takohet me Abdixhikun

Vetëm pak orë përpara skadimit të afateve që Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka përcaktuar për konstituimin e Kuvendit, Albin Kurti dhe kreu i LDK Lumir Abdixhiku po zhvillojnë një takim. Synim është arritja e një marrëveshjeje për presidentin që të mos shkohet sërish në zgjedhje.

Vetëm pak orë përpara skadimit të afateve që gjykata kushtetuese e Kosovës ka përcaktuar për konstituimin e Kuvendit, Albin Kurti dhe kreu i LDK Lumir Abdixhiku kanë nisur një takim në ambientet e parlamentit në Prishtinë. Përpara takimit, kreu i LDK Abdixhiku ka bërë thirrje për formimin institucional të parlamentit me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të kuvendit. Takimi ka nisur dhe vjen në vazhdën e negociatave që të dy partitë kanë kryer për zgjedhjen e presidentit të ri. Por përpara mesantës së kësaj të premteje parlamenti duhet të jetë konstituuar. Sipas një vendimi të gjykatës kushtetuese të Kosovës në vitin 2025, konstituimi duhet të jetë përmbyllur 30 ditë pas certifikimit të rezultateve dhe zgjedhja e kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve pas këtij afati mund të sjellë një kuvend të ngritur në shkelje të kushtetutës. LEXO EDHE:Ilir Yzeiri: Mbi antishqiptarinë e shqiptarëve Kurti në seancën e djeshme kërkoi kohë për vazhdimin e negociatave për Presidentin e ri dhe nuk propozoi një emër për kryeparlamentar. Kreu i vetëvendosjes ftoi sërish në negociata AAK dhe PDK të cilat publikisht e kanë refuzuar. Ende nuk ka një njoftim për seancën e radhës. SI.E./Shqiptarja.com TAG: PDK AAK Vetëvendosje Albin Kurti kriza politike ne kosove kosove Komente Komento [email protected]: 07/08/2026 12:58 Zoti ivraft tè gjitha si pozit si opozit sinuk juvjen turp melujt me djenjat e popullit ne si qytetar tè republikès duhet me uçu nkèm me ekèrku krejt kta politikan qè jan pèr momentin duhet me ilargu nga skena politike gjegjsisht ibie revolucion duhet nè kosov prandaj bèj apel teghith populli ikosovès nçohen nkèm nuk shkon kshu xdo 6 muj zgjedhe jo jo boll ma boll jena lodhur dhe nuk jubesojm ktyre çfar çyqarash jo jo sjubesohet Përgjigju Sondazhi i ditës:

5 Gusht, 13:27

GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 35% Jo 60% Nuk e di 5% Vota total: 2485 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 5 Gusht, 13:27 GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?