Kosovë- Për të gjashtën natë me radhë, mijëra protestues u mblodhën në sheshin “Skënderbeu” Prishtinë në shenjë proteste ndaj vendimit të Gjykatës Speciale për 4-ish krerët e UÇK-së. Me pankartat “Jo në emrin tim”, “Liria ka emër” e flamuj kombëtar dhe të UÇK-së qytetarët kërkuan drejtësi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Një prej organizatorëve, Çlirim Haziri përmendi nismën e Partisë Demokratike të Kosovës për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e prokurorit të Specializuar, me anë të së cilës po synohet kufizimi i mandatit të Gjykatës Speciale në Hagë dhe gjithashtu monitorimi ndërkombëtar i punës së saj. Për këtë Haziri ka thënë se kjo çështje nuk është vetëm e një partie por e të gjithëve. LEXO EDHE:‘Flamingo e Zvërnecit u globalizua’- Rama nga SHBA: Protestuesit kundër Qeverisë do i doja të ishin në këtë sallë, të m'i thoshin në sy kundërshtitë Ndërkohë paraditen e kësaj të hënëe edhe studentë nga universitetet publike e private të Kosovës, marshuan nga Qendra e Studentëve deri te sheshi “Skënderbeu”, duke bërë thirrje për drejtësi dhe unitet. Protesta në kundërshtim të vendimit të Dhomave të Specializuara janë mbajtur edhe në Neë York, Kanada, Zvicër, Gjermani e Austri. Më 16 shtator Gjykata Speciale në Hagë dënoi me nga 25 vjet burgim Hashim Thaçin e Jakup Krasniqin, ndërsa Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet burg për krime lufte. Xh.K/Shqiptarja.com TAG: kosove Gjyqi ndaj UCK ne Hage proteste hashim thaci kadri veseli Jakup Krasniqi rexhep selimi Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
16 Shtator, 14:18
Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.9% Të gabuar 88.1% Nuk e di 5.1% Vota total: 6596 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 16 Shtator, 14:18 Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?

