Lajme Zone
Kosovë/ Kurti takim me Abdixhikun, kryeministri: Për herë të parë folëm për emra konkretë për Presidentin, negocimi është i vështirë
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Kosovë/ Kurti takim me Abdixhikun, kryeministri: Për herë të parë folëm për emra konkretë për Presidentin, negocimi është i vështirë

LVV dhe LDK, pas dështimit të bisedimeve për bashkëpunim qeveritar, kanë mbajtur një takim ku kanë diskutuar për profilin e presidentit të ardhshëm dhe kanë thënë se synojnë që në takimin e radhës të dalin me emra konkretë. Në takimin e sotëm, Kurti ka thënë se është folur për emra konkretë, pavarësisht se ka pranuar se negocimi do të jetë i vështirë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi ditën e sotme një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje për Presidentin e ri të Kosovës. Kurti pas takimit me Abdixhikun ka thënë se diskutimet do të vazhdojnë dhe se për herë të parë është diskutuar për emra specifikë për një President konsensual. Por ai pranoi se negocimi është i vështirë. “Diskutimi ishte i hapur, serioz, i sinqertë. Do të vazhdojmë bisedimet për shkak se është rritur mirëbesimi dhe është hera e parë që kemi biseduar me dhe për emra të përveçëm. Tash negocimi është shumë i vështirë sepse duhet të diskutohet hollësisht dhe gjerësisht, shumësia e emrave që trajtohen shtohet atëherë kur njërit prej bashkëbiseduesve në radhën kur ka fjalën sjell emër të ri dhe argumenton për filan personin e pastaj duhet të dëgjojë të tjerët çfarë mendojnë për atë person. Por lista zvogëlohet kur është e qartë se nuk mund të ketë dakordim për emër të përveçëm”, tha kryeministri në detyrë, Kurti. LEXO EDHE:Adriatik Doçi: Lidhjet e PD-së me shërbimin sekret serb dhe fantazma e Millosheviçit pas një televizioni në Tiranë Kurti shtoi po ashtu se emrat që janë përmendur nuk janë pyetur paraprakisht se a do të pranonin apo dëshironin të jenë President apo Presidente. “Paraprakisht duhet të dakordohemi ne andaj në këtë fazë nuk mund të flasim konkretisht për emra të përveçëm që sot për herë të parë jemi duke i trajtuar si emra për president të mundshëm”, tha Kurti. Takimi mes tyre erdhi disa orë pasi zyrtari i LVV-së, zëvendëskryeministri Glauk Konjufca, tha se partia i ka emrat për presidentin, por nuk donte që t’i zbulojë. Edhe nga LDK-ja një ditë më parë kanë thënë se së shpejti do të dalin me emra konkretë për presidentin, por ende nuk ka asnjë emër konkret. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: Albin Kurti Lumir Abdixhiku kosove Presidenti LVV LDK Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

24 Gusht, 21:21

Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.8% Keq 34.4% Nuk e di 12.8% Vota total: 2810 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?