Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 12 burime — Krahaso mbulimin →

“Koordinator i krimit me qeverinë”/ Agasi në pranga, Berisha: Kishte kontroll mbi të dhëna e shqiptarëve nëpërmjet AKSHI. Emëronte ministra dhe…


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas arrestimit të Ergys Agasit, duke e akuzuar atë për lidhje të ngushta me qeverinë dhe grupet kriminale.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas arrestimit të Ergys Agasit, duke e akuzuar atë për lidhje të ngushta me qeverinë dhe grupet kriminale. Në një deklaratë për mediat, Berisha e cilësoi Agasin si “koordinatorin e Ramës për të gjitha organizatat kriminale dhe kartelet e drogës”. Sipas tij, përmes lidhjeve me AKSHI-n, Agasi kishte akses dhe kontroll mbi të dhënat e qytetarëve shqiptarë dhe të huajve që ndodhen në Shqipëri. Berisha pretendoi gjithashtu se Agasi ishte personi që “emëronte dhe ndryshonte ministrat e Brendshëm”, ndërsa shtoi se ai kishte ndikim edhe mbi Shërbimin Informativ të Shtetit. “Koordinatori i Ramës për të gjitha organizatat kriminale dhe kartelet e drogës, njeriu që nëpërmjet AKSHI-t të Lindave,. Asaj të Surrelit apo patronazhistes së AKSHI dhe Lindës drejtorieshë kontrolloi çdo të dhënë në internet të shtetasve shqiptarë dhe atyre të huaj në territorin e Shqipërisë.

Agasi, ishte dhe është personi i cili sipas pohimeve verbale, ndryshonte dhe emëronte ministrat e brendshëm dhe kishte një kontroll fjollë mbi SHIK, tashmë të denoncuar nga unë prej vitesh në mënyrë të përsëritur.

Miqësia e kryetares së SHIK, me Agasin, është denoncuar në mënyrë të përsëritur nga kjo platformë. Kemi paralajmëruar se shtrirja e kontrollit dhe influencës së këtij mafiozi mbi SHIK nëpërmjet miqësisë që kishte me Hysenin e njohur tashmë si agjente e përbashkët e Ramës dhe Vuçiçit lë dyshime të mëdha për infektimin e këtij institucioni”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb