Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka mirëpritur konkluzionet e Këshillit Evropian për zgjerimin dhe të ardhmen e Bashkimit Evropian, duke e cilësuar këtë proces si një investim strategjik për paqen, sigurinë dhe prosperitetin e kontinentit. Hoxha theksoi rëndësinë e parimit të meritës, sipas të cilit përparimi i çdo vendi kandidat drejt anëtarësimit varet nga reformat dhe rezultatet e arritura. LEXO edhe...Skeda/ Konkluzionet e Këshillit Europian për Zgjerimin dhe të ardhmen e BE: Shtetet aspirantë duhet të vazhdojnë me reformat! Kryediplomati shqiptar nënvizoi se Shqipëria mbetet e angazhuar për vijimin e reformave, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, si dhe për përmbushjen e të gjitha detyrimeve që burojnë nga negociatat e anëtarësimit. Sipas tij, vendi ndodhet përpara një mundësie historike për të realizuar aspiratën e kahershme të shqiptarëve për integrimin evropian, ndërsa perspektiva e anëtarësimit po bëhet gjithnjë e më konkrete. Hoxha paralajmëroi se kjo mundësi nuk duhet humbur, duke theksuar se anëtarësimi në BE nuk është një dhuratë, por rezultat i punës, reformave, përgjegjësisë dhe performancës së institucioneve. Ai u shpreh se Shqipëria duhet të vijojë pa humbur kohë me negociatat dhe reformat, në mënyrë që të arrijë gatishmërinë e plotë për anëtarësim. Në reagimin e tij, ministri Ferit Hoxha theksoi se vendi nuk mund të lejojë që kjo fazë vendimtare e historisë së tij moderne të kthehet në një tjetër mundësi të humbur. Reagimi i ministrit Ferit Hoxha: Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme mirëpret konkluzionet e Këshillit Evropian mbi zgjerimin dhe të ardhmen e Bashkimit Evropian. Ne vlerësojmë riafirmimin e qartë se zgjerimi është një investim gjeostrategjik në paqen, sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e Evropës. Ky është një mesazh i rëndësishëm në një kohë kur Bashkimi Evropian duhet të forcojë më tej unitetin, kapacitetin e tij për të vepruar dhe sovranitetin evropian. Ne mirëpresim gjithashtu riafirmimin e parimit të meritës, sipas të cilit çdo vend kandidat avancon në procesin e anëtarësimit mbi bazën e progresit të vet. Shqipëria ka qenë dhe mbetet plotësisht e angazhuar për të vijuar me vendosmëri reformat, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, dhe për të përmbushur të gjitha angazhimet dhe detyrimet që burojnë nga procesi i negociatave. Progresi ynë do të matet dhe vlerësohet mbi bazën e punës, performancës dhe rezultateve tona. Në thelb, konkluzionet e Këshillit Evropian forcojnë më tej bindjen se zgjerimi është sot në zemër të agjendës strategjike evropiane dhe se perspektiva e anëtarësimeve të reja po bëhet gjithnjë e më konkrete. Për Shqipërinë, si një nga vendet në pararojë të këtij procesi, përgjigjja duhet të jetë e qartë: të vijojë, pa humbur kohë, me vendosmëri dhe përgjegjësi, reformat dhe negociatat, përmes të cilave do të arrijë gatishmërinë e plotë për anëtarësim. Ky është një shans historik për Shqipërinë dhe shqiptarët. Kurrë nuk kemi qenë më pranë realizimit të aspiratës sonë më të madhe dhe më të qëndrueshme kombëtare, kërkesës së kahershme të rinisë dhe të gjithë shoqërisë shqiptare: Shqipëria në #Evropë. Por anëtarësimi nuk dhurohet. Ai fitohet, vetëm me punë, reforma, rezultate, përgjegjësi dhe përgjegjshmëri. Rruga deri këtu ka kërkuar shumë energji, përpjekje dhe sakrifica. Shqipëria ka treguar se i ka edhe energjitë, edhe aftësitë, edhe përkushtimin. Pikërisht sepse kemi pritur kaq gjatë dhe sepse e dimë se, në histori, mundësi të tilla nuk qëndrojnë të hapura përgjithmonë, nuk mund t’ia lejojmë vetes ta humbasim këtë moment. Dora e zgjatur e BE-së duhet shtrënguar fort, duke ecur krah për krah deri në anëtarësim. Duke nxjerrë mësimet nga e kaluara, ne nuk mund dhe nuk duhet të lejojmë që ky kapitull transformues i historisë sonë moderne, më i rëndësishmi për të sotmen dhe të ardhmen tonë, të bëhet historia e një tjetër shansi të humbur. Ora 11:37 Skeda/ Konkluzionet e Këshillit Europian për Zgjerimin dhe të ardhmen e BE: Shtetet aspirantë duhet të vazhdojnë me reformat! Këshillit Evropian paraqiti ditën e djeshme konkluzionet mbi zgjerimin e Unionit dhe të ardhmen e Bashkimit Evropian.Duke kujtuar Deklaratën e Granadës, Këshilli Evropian zhvilloi një diskutim strategjik mbi rrugën përpara të zgjerimit dhe reformave të brendshme.Bazuar te përfundimet e tij të mëparshme, Këshilli Evropian nënvizon rëndësinë e vazhdueshme të zgjerimit si një investim gjeostrategjik në paqe, siguri, stabilitet dhe prosperitet.Sipas konkluzioneve të Këshillit, zgjerimi është një forcë lëvizëse për përmirësimin e kushteve ekonomike dhe sociale të qytetarëve evropianë dhe uljen e pabarazive midis vendeve, dhe duhet të promovojë vlerat mbi të cilat është themeluar Unioni.Me qëllim një Union të zgjeruar më tej, si shtetet që aspirojnë të bëhen anëtare, ashtu edhe BE duhet të jenë gati në momentin e pranimit.Po ashtu në konkluzionet e Këshillit Europian theksohet se anëtarët aspirantë duhet të vazhdojnë përpjekjet e tyre për reforma, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, në përputhje me natyrën meritokratike të procesit të pranimit dhe me ndihmën e BE-së. Paralelisht, Unioni duhet të vazhdojë punën dhe reformat e tij brenda vendit, të përcaktojë ambiciet e tij afatgjata dhe të përcaktojë se si t'i arrijë ato, dhe të adresojë çështjet kryesore që lidhen me prioritetet dhe politikat e tij, si dhe aftësinë e tij për të vepruar. Kjo do ta bëjë Bashkimin Evropian më të fortë dhe do të rrisë sovranitetin evropian.-Këshilli Evropian kujton se procesi i pranimit bazohet në meritë dhe se çdo vend kandidat përparon në negociatat e pranimit bazuar në progresin e tij individual.-Në këtë kontekst, Këshilli Evropian merr shënim komunikimin e Komisionit të titulluar "Përgatitja për një Bashkim më të Gjerë" dhe fton Këshillin të analizojë të gjitha drejtimet dhe, bazuar në këtë analizë, të përparojë punën.-Këshilli Evropian mirëpret punën e vazhdueshme për Traktatin e Pranimit me Malin e Zi. Ai vëren qëllimin e Presidencës Irlandeze të Këshillit për të punuar drejt mbylljes së përkohshme të kapitujve të mbetur të negociatave, me kusht zbatimin e reformave përkatëse nga Mali i Zi, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, në përputhje me natyrën meritokratike të procesit të pranimit dhe me ndihmën e BE-së. Paralelisht, Unioni duhet të vazhdojë punën dhe reformat e tij brenda vendit, të përcaktojë ambiciet e tij afatgjata dhe të përcaktojë se si t'i arrijë ato, dhe të adresojë çështjet kryesore që lidhen me prioritetet dhe politikat e tij, si dhe aftësinë e tij për të vepruar. Kjo do ta bëjë Bashkimin Evropian më të fortë dhe do të forcojë sovranitetin evropian.-Këshilli Evropian kujton se procesi i pranimit bazohet në meritë dhe se çdo vend kandidat përparon në negociatat e pranimit bazuar në progresin e tij individual.-Në këtë kontekst, Këshilli Evropian merr shënim komunikimin e Komisionit të titulluar "Përgatitja për një Bashkim më të Gjerë" dhe fton Këshillin të analizojë të gjitha aspektet dhe, në bazë të kësaj analize, të çojë përpara punën.-Këshilli Evropian mirëpret punën e vazhdueshme për Traktatin e Pranimit me Malin e Zi. Ai vëren qëllimin e Presidencës Irlandeze të Këshillit për të punuar drejt mbylljes së përkohshme të kapitujve të mbetur të negociatave, në varësi të zbatimit të reformave përkatëse nga Mali i Zi. Share R.Xh/ReportTv.al zgjerimi i BE keshilli europian shqiperia integrimi ne be Ferit Hoxha Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.3% Jo 78.2% Disi 3.5% Vota total: 3577 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?
