Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Peqin, ku një 62-vjeçar ka goditur dhe ka tentuar të vrasë me kosore fqinjin e tij 52-vjeçar, për motive pronësie. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Kodras dhe se kanë arrestuar 62-vjeçarin. LEXO edhe...Elbasan, adoleshentët përqafohen me policët në protestë (VIDEO) Ndërkohë 52-vjeçari i plagosur ndodhet në kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës në Tiranë. Njoftimi i Policisë: Peqin/Tentoi të vriste fqinjin me kosore, për motive pronësie, arrestohet në flagrancë 62-vjeçari Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Kodras një shtetas ishte goditur me kosore, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, ku kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin I. H., 62 vjeç, banues në fshatin Kodras, Peqin. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin I. H., 62 vjeç, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë. Nga veprimet hetimore dyshohet se 62-vjeçari ka tentuar të vrasë me kosore fqinjin e tij, shtetasin A. D., 52 vjeç, për motive pronësie. 52-vjeçari ndodhet në kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. R.Xh/ReportTv.al peqin Elbasan plagosje tentative vrasje spitali i traumes Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.5% Jo 78.1% Disi 3.5% Vota total: 3627 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

