Lajme Zone
Eduard Zaloshnja: Duke pritur Godonë në Shqipëri…
PolitikëReport TV

Eduard Zaloshnja: Duke pritur Godonë në Shqipëri…

Në vitin 2013, një pritshmëri për “Godonë” e krijoi Kreshnik Spahiu me partinë e tij “Aleanca Kuqezi”. Teksa në sondazhet fillestare, përkrahja për të ishte e madhe, ai përfundoi me vetëm 1% të votave…

“Duke pritur Godonë” është një dramë e Samuel Beckett, e shfaqur për herë të parë më 1953 në Paris. Është një nga veprat më të njohura të teatrit absurd. Dy personazhet kryesore, Vladimiri dhe Estragoni, presin pranë një peme një person të quajtur Godo. Nuk është e qartë kush është ai apo çfarë do të bëjë ai për ta, por ata shpresojnë se ardhja e tij do ta ndryshojë gjendjen e tyre. Dhe në fund, Godoja nuk vjen fare… Në Tiranë, ky teatër absurd ka dekada që shfaqet – tani së fundmi, me thirrjet “Rama n’burg, Berisha n”burg!” LEXO edhe...Protesta e dhunshme në Tiranë, një personi i bie të fikët! Ambulanca i shkon në ndihmë Teksa mbi gjysma e shqiptarëve brenda vendit nuk e përkrahin radikalizimin e protestave (sipas sondazheve që kam kryer ditët e fundit), vetëm 3 ndër 10 shqiptarë brenda vendit janë gati ta votojnë sot partinë e Ramës. Teksa pothuaj gjysma e shqiptarëve brenda vendit e përkrahin radikalizimin e protestave, vetëm 2 ndër 10 shqiptarë brenda vendit janë gati ta votojnë sot partinë e Berishës. Ndërkohë, vetëm 1 ndër 10 shqiptarë brenda vendit është gati të votojë sot për një nga partitë e tjera ekzistuese. Me pak fjalë, rreth 40% e shqiptarëve brenda vendit janë në pritje të “Godosë”… Në vitin 2015, një pritshmëri për “Godonë” e krijoi Gergj Bojaxhiu me kandidimin e tij në Tiranë. Teksa në sondazhet fillestare, përkrahja për të ishte e madhe, ai përfi me vetëm 5.4% të votave… Në vitin 2013, një pritshmëri për “Godonë” e krijoi Kreshnik Spahiu me partinë e tij “Aleanca Kuqezi”. Teksa në sondazhet fillestare, përkrahja për të ishte e madhe, ai përfi me vetëm 1% të votave… Në vitin 2001, një pritshmëri për “Godonë” e krijoi Genc Pollo me partinë e tij “Partia Demokratike e Re”. Dhe përkundër pritshmërive, ai përfi me vetëm 6% të votave… Në vitin 1997, një pritshmëri për “Godonë” e krijoi Leka Zogu në referendimin për rikthimin e mbretërisë. Dhe në fakt, 1/3 e shqiptarëve votuan për rikthimin e monarkisë, por dalja më pas në protestë e Leka Zogut me kallashnikov në dorë dhe me uniformë ushtarake ia uli atij pikët në opinionin publik. Shqiptarët ishin të tmerruar atëherë nga mijra banditë që shëtisnin me kallashnikov në dorë nëpër lagjet e tyre… R.Xh/ReportTv.al edi rama sali berisha Kreshnik Spahiu Tirane proteste protestat kunder qeverise Eduard Zaloshnja Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.3% Jo 78.2% Disi 3.5% Vota total: 3699 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?