Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka publikuar një video nga protesta para Ministrisë së Arsimit, ku disa persona, mes të cilëve edhe një vajzë që mban veshur hixhab, janë përfshirë në shkatërrimin e pllakave të trotuareve. Krahas pamjeve në rrjetet sociale, Balla ka shprehur keqardhje për aktet e dhunës. Balla tregon gjithashtu se në mëngjesin e sotëm ka takuar një hoxhë, i cili sipas tij i ka kujtuar një mësim nga Kurani, ku dënohet shkatërrimi dhe bëhet thirrje për ruajtjen e rendit në tokë. LEXO edhe...Protesta e dhunshme në Tiranë, një personi i bie të fikët! Ambulanca i shkon në ndihmë Në postimin e tij, Balla tregon se gjatë mëngjesit ka takuar për kafe një hoxhë, i cili i ka kujtuar një mësim nga Kurani, që dënon shkatërrimin dhe bën thirrje për ruajtjen e rendit në tokë. Reagimi i Taulant Ballës: Kam parë këto ditë me keqardhje edhe disa vajza të besimit islam, që identifikohen për shkak të hixhabit #RESPEKT të cilat përfshihen në akte dhune. Sot në mëngjes takova për kafe një hoxhë, i cili më tregoi se Kurani na mëson: “Mos bëni shkatërrime në tokë, pasi ajo është vënë në rregull’ (El-A'raf). Allahu nuk e do shkatërrimin. Zemërimi nuk e justifikon dhunën, dhe asnjë kauzë nuk e kthen shkatërrimin në drejtësi.” R.Xh/E.H/ReportTv.al Dhune Hixhab Islami Tirane protestat kunder qeverise proteste taulant balla Komento Komente Arta: 17/10/2026 14:03 Kto te mbulumet jane shume te rrezikshme bejne shpelarje truri me keq se ato te gehovait,vetem flasin keq per fete e tjera jane ekstremiste kujdes nga to Përgjigju Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.3% Jo 78.2% Disi 3.5% Vota total: 3699 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?
