Një konflikt mes disa familjeve ka shkaktuar tensione mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 15 të Durrësit, ku dyshohet se një person ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Sipas të dhënave paraprake, nga të shtënat nuk ka persona të plagosur. Pas njoftimit për ngjarjen, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e konfliktit.
Në vijim të veprimeve hetimore, rreth 10 persona janë shoqëruar në polici, ku po merren në pyetje lidhur me përplasjen. Ndërkohë, autoritetet po punojnë për identifikimin e personit që dyshohet se ka përdorur armën.
Ende nuk dihen shkaqet që çuan në konfliktin mes familjeve, ndërsa nuk është bërë i ditur as identiteti i personit që dyshohet se ka qëlluar me pistoletë.
Hetimet vijojnë për të përcaktuar dinamikën e plotë të ngjarjes dhe përgjegjësitë e personave të përfshirë.

