Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike ka miratuar ditën e sotme projektligjin për ndarjen e re administrativo-territoriale. Pas votimin në parim dhe atij nën për nen, projektligji në tërësi u votua me 8 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, ndërsa anëtarët e opozitës nuk ishin prezent në mbledhje.
Pas miratimit te ‘Ligjet’ projektligji do t’i kalojë Kuvendit ku do të votohet nga deputetët.
Po ashtu, pak orë më parë, Komisioni i Ligjeve miratoi në parim projektligjin për reformën administrativo-territoriale, i cili parashikon ndryshimin e hartës së qeverisjes vendore.
Projektligji u miratua me 8 vota pro dhe 5 kundër, pas debateve mes mazhorancës dhe opozitës.
Pas miratimit në parim të projektligjit , Komisioni i Ligjeve ndërpreu mbledhjen për një pushim prej 30 minutash. Top Channel

