Lajme Zone
Komedia ‘E Zonja e Bujtinës’ në skenen e teatrit ‘Bylis’, vepra e Carlo Goldonit vihet në skenë nga aktorët e rinj
KulturëReport TV

Komedia ‘E Zonja e Bujtinës’ në skenen e teatrit ‘Bylis’, vepra e Carlo Goldonit vihet në skenë nga aktorët e rinj

Regjisori Kiço Londo zgjodhi Teatrin “Bylis” të Fierit për premieren e komedise “Zonja e Bujtinës”. Komedia e cila u vu në skenë nga aktor që janë ende studentë tërhoqi vemendjen e artëdashësve Fierak, duke u kthyer dhe në dëshmi për talentin e tyre në fushen e aktrimit.

“Zonja e Bujtinës” kryevepra e dramaturgut Carlo Goldoni, me regji të Kiço Londos mbërriti në Teatrin “Bylis” të Fierit. Komedia dhuroi për më shumë se dy orë humor, emocione dhe interpretime mbresëlënëse. Për regjisorin Kiço Londo, premiera ishte një eksperiment të cilin shumë e cilësuan si kurajoz, por ne fakt kurajon dhe talentin e vërtetë e treguan aktorët e rinj të shfaqjes, të gjithë student. LEXO edhe...Mallakastër/ Degradimi i rrugës boshatis fshatrat e Cërrilës! Bashkia: Nisim investimin për segmentin Kapaj- Selitë me gjatësi 3.5 kilometra Aktorët e rinj shkëlqyen me interpretimin e tyre, duke mbajtur të mbërthyer vëmendjen e spektatorëve. E zonja e Bujtinës është një grua e gjallë, komplekse, simpatike, gjithmonë e kthjellët dhe e aftë për vetëkontroll. Figura e saj dominon komedinë, duke kapërcyer pengesat dhe duke I bërë gjërat sipas mënyrës së saj. Ajo siguron një ekuilibër të vazhdueshëm midis reputacionit, interesit dhe lirisë, pa e pasur të nevojshme të martohet megjithëse ka “robëruar” me sharmin e saj shumë burra. R.Xh/ReportTv.al Fier Teatri Bylis Carlo Goldoni kico londo Zonja e Bujtines Komento Komente Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika? Po 46.4% Jo 42.2% Disi 11.4% Vota total: 3771 Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika?