Lajme Zone
Kloop gjen fitoren e parë me Gjermaninë, Greqia fal 2 pikë kundër Holandës! Largimi i Ronaldo-s, Portugalia përgjigjet me fitore
SportShqiptarja

Kloop gjen fitoren e parë me Gjermaninë, Greqia fal 2 pikë kundër Holandës! Largimi i Ronaldo-s, Portugalia përgjigjet me fitore

Fitorja 2-0 kundër Serbisë ishte e para për Gjermaninë nën drejtimin e Jurgen Kloop. Vendin e parë në këtë grup të Ligës së Kombeve e mban Greqia, që barazoi 2-2 kundër Holandës së Xavi Hernandez.

Jurgen Kloop ka gjetur fitoren e parë me Gjermaninë në ndeshjen e tretë në krye të ‘panzerave’. Gjermanët mposhtën 2-0 Serbinë në Ligën e Kombeve, duke siguruar 3 pikët e parë në grup. Në Mynih Bischof zhbllokoi shifrat në pjesën e parë, ndërsa në të dytën vulosi Florian Wirtz. Me këtë 3 pikësh Gjermania renditet e treta në grup me 4 pikë, 1 më pak se Holanda e vendit të dytë që barazoi 2-2 në transfertën e Greqisë. Ballkanasit mbajnë vendin e parë me 7 pikë, ‘teksa’ kundër ‘tulipanëve’ të Xavi Hernandez morën avantazhin e dyfishtë në pjesën e parë. Ioannidis dhe Masouras shënuan për grekët. Në pjesën e dytë Van Dijk shkurtoi diferencat me kokë, ndërsa në minutat e fundit të ndeshjes Tijani Rijeinders barazoi shifrat. LEXO EDHE:Tentativat nuk mjaftojnë, Kosova ndan pikët me Izraelin! Humbet shansin për t’iu afruar Austrisë Në grupin 4 të Ligës A në Ligën e Kombeve Portugalia vijon me pikë të plota edhe pas stuhisë që shpërtheu në kombëtare për shkak të të largimit të Cristiano Ronaldo-s. Luzitanët mposhtën me shifrat 2-4 Danimarkën, që në dy raste arritën të barazonin golat e Cancelo-s dhe Goncalo Ramos. Në pjesën e dytë Vitinha me kokë dhe Joao Felix i siguruan fitoren përfaqësueses së drejtuar nga Jorge Jesus. Pas 3 ndeshjesh në grup Portugalia është në kuotën e 9 pikëve. Vendi i dytë në këtë grup është në pikëpyetje të madhe. Aktualisht e mban Danimarka me 3 pikë për shkak të pëballjave direkte, ndërsa edhe Norvegjia me Uellsin janë në kuotë të njëjtë pikësh. Kjo pasi nordiket u mposhtën 2-1 në transfertën e Kardifit. Ne.k./Shqiptarja.com TAG: cristiano ronaldo portugalia greqia jurgen Kloop holanda gjermania Liga e Kombeve Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

30 Shtator, 16:02

Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 69.9% Jo 24.8% Jam i/e dyzyuar 5.3% Vota total: 2570 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Shtator, 16:02 Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?