Lajme Zone
KESH bën gati tenderin 20 milionë euro për ‘operimin dhe mirëmbajtjen e Tigrit 1 dhe 3’
EkonomiReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

KESH bën gati tenderin 20 milionë euro për ‘operimin dhe mirëmbajtjen e Tigrit 1 dhe 3’

Dy platformat lundruese erdhën në Vlorë në shtator të vitit 2022, dhe synohej të mbulonin 15% të nevojave të konsumit vendas, me kapacitet prodhues 110 megavat orë energji elektrike

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare pritet të shpall një tender me vlerë gati 20 milionë euro (1,892,000,000 lekë), për të vënë në punë TEC-et lundruese në Vlorë. Tenderi është futur në axhendën e parashikimeve dhe pritet të shpallet në muajin. Përmes kësaj gare KESH thotë se synon ‘operimin dhe mirëmbajtjen e astetit gjenerues termik në Vlorë’, të njohur ndryshe si ‘Tigrat 1 dhe 3’. LEXO edhe...Thatësirat, KESH blen 331 mijë megavat energji për 41.5 mln euro Dy platformat lundruese erdhën në Vlorë në shtator të vitit 2022, dhe synohej të mbulonin 15% të nevojave të konsumit vendas, me kapacitet prodhues 110 megavat orë energji elektrike. Por referuar shifrave të Entit Rregullator të Energjisë në vitin 2025 ‘Tigri 1 dhe Tigri 3’, prodhuan vetëm 77 gigavat, ose më pak se 1% e prodhimit total të energjisë. Deri në fund të vitit të kaluar KESH ka paguar afro 62.8 milionë euro për t'i sjellë në Triport Vlorë dhe për të vënë në punë dy gjeneratorët termik, ndërsa kostoja e prodhimit ka rezultuar 151 euro për megavat. Xh.K/ReportTv.al kesh tigri tigri 3 TEC e Vlores Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 63.7% I gabuar 27.8% Nuk e di 8.5% Vota total: 2754 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?