Lajme Zone
Kërkoi tërheqje nga gjykimi i shkurtuar, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Fatime Kryemadhit
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Kërkoi tërheqje nga gjykimi i shkurtuar, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Fatime Kryemadhit

Kërkesa e saj për tërheqje nga gjykimi i shkurtuar dhe për bashkimin e çështjes me procesin ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ishte rrëzuar më herët nga GJKKO.

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Fatime Kryemadhit për tërheqjen nga gjykimi i shkurtuar në procesin ku akuzohet për pastrim parash. Kërkesa e saj për tërheqje nga gjykimi i shkurtuar dhe për bashkimin e çështjes me procesin ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ishte rrëzuar më herët nga GJKKO. Meta e Kryemadhi po gjykohen veçmas me procedurë të zakonshme për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. LEXO EDHE:Laboratori i heroinës në Has/ Pas rikthimit për gjykim nga Gjykata e Lartë, Apeli i Posaçëm dënon sërish me 6 vite e 8 muaj burg Orges Jahelezin SPAK ka kërkuar dënimin e Fatime Kryemadhit me 7 vite e 5 muaj burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar ulet në 5 vite, me pezullim të ekzekutimit dhe kryerje të dënimit në shërbim prove. Një tjetër kërkesë është konfiskimi i vilës së saj trekatëshe në zonën rezidenciale "Kodra e Diellit", duke argumentuar se, ndonëse pasuria rezulton e krijuar me burime të ligjshme, ajo ka vlerë ekuivalente me shumat që prokuroria pretendon se janë pastruar. Prokuroria pretendon se Fatime Kryemadhi nuk ka pasur burime të ligjshme për të shlyer kredi, qira dhe detyrime financiare në vlerë qindra mijëra euro, ndërsa përmes veprimeve të saj janë futur në sistemin bankar rreth 846 mijë euro me burim të pajustifikuar. SPAK pretendon se këto veprime nuk janë kryer për përfitim personal, por në favor të vajzës së saj, Monika Kryemadhi, dhe ish-dhëndrit, Ilir Meta. Lajm në përditësim… -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. P.J/Shqiptarja.com TAG: gjykata e larte fatime kryemadhi Komento Komente Sondazhi i ditës:

24 Korrik, 13:38

Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 64.3% Jo 29% Nuk e di 6.7% Vota total: 6900 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38 Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?